May 26, 2024 20:15 Europe/Tirane
  • Eragçi: Kërcënimi bërthamor i Izraelit do të ndryshojë ekuacionin e sigurisë në rajon

Sejed Abbas Eragçi, Sekretari i Këshillit Strategjik të Marrëdhënieve me Jashtë të Republikës Islamike të Iranit, tha se kërcënimi bërthamor i regjimit sionist do të ndryshojë ekuacionin e sigurisë në rajon dhe do t'i detyrojë të tjerët të rimendojnë pozicionin e tyre bërthamor.

Sejed Abbas Eragçi në kuadër të seminarit të rrjetit Al Jazeera në Doha të quajtur "Situata pas stuhisë Al-Aksa në nivel rajonal”, përmendi parimet themelore të Republikës Islamike të Iranit në mbështetje të plotë të kombit dhe rezistencës palestineze dhe shtoi: Ne çështjen e normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist e konsiderojmë si një tradhti ndaj Palestinës dhe çështjes palestineze. Duke iu referuar rritjes së tensioneve bërthamore për shkak të kërcënimeve bërthamore nga regjimi sionist dhe kërcënimit të këtij regjimi për të përdorur bomba atomike kundër Rripit të Gazës, Eragçi theksoi se Lindja e Mesme duhet të jetë pa armë bërthamore dhe regjimi sionist duhet të çarmatosur nga armët e tij bërthamore.

Tags