Janar 15, 2023 19:49 Europe/Tirane
  • Zyrtari i Hezbollahut: Gjenerali Soleimani ishte pas rrethimit të Izraelit me raketa

Komandanti martir anti-terror i Iranit, gjenerali Kasem Soleimani, qëndronte pas idesë së rrethimit të regjimit izraelit me raketa dhe ai ia doli të finalizonte dhe zbatonte planin e tij, tha një anëtar i lëvizjes libaneze të rezistencës Hezbollah.

Mahmud Kamati, një anëtar i Këshillit Politik të Hezbollahut, tha se nëse lëvizja e rezistencës libaneze është e gatshme të hyjë në luftë me Izraelin dhe të mbështetet në raketat dhe dronët e saj, kjo është për shkak të përpjekjeve të mëdha të bëra nga gjenerali Soleimani. “Ideja e Martirit Soleimani ishte të rrethonte Izraelin dhe ai ia doli ta bënte këtë në praktikë. Ishte Martiri Soleimani ai që bëri plane për raketat e Libanit dhe Gazës, si dhe të Irakut dhe madje edhe të Jemenit,” tha të dielën Kamati  i cituar nga agjencia iraniane e lajmeve Tasnim. Gjenerali Kasem Soleimani, komandanti i Forcave Kuds të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC), u vra në një sulm me dron amerikan të autorizuar nga ish-presidenti amerikan Donald Trump pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit më 3 janar 2020. Ai është vlerësuar në rajon si hero në luftën kundër grupeve terroriste, veçanërisht ISIS-it, i cili është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe regjimi izraelit. Duke theksuar përpjekjet e Gjeneral Soleimanit, Kamati tha se lëvizja e rezistencës libaneze, si pjesë e Boshtit më të gjerë të Rezistencës në rajon, u themelua nga Gjenerali Soleimani. Ai tha se Gjeneral Soleimani arriti të transformojë rezistencën në të gjitha aspektet për shkak të "shpirtit të tij iniciator" dhe "këndvështrimit strategjik". "Ai ishte mes nesh në dhomat e operacionit të rezistencës që nga lufta e vitit 2006," kujtoi Kamati, duke shtuar se Gjenerali Soleimani menjëherë pas luftës filloi të ndihmonte në rindërtimin e Libanit.

 

Tags