Janar 28, 2023 08:02 Europe/Tirane
  • Palestinezët në Gaza dhe Bregu Perëndimor vlerësojnë operacionin në Kods

Palestinezët janë shprehur të gëzuar për reagimin e shpejtë të luftëtarëve palestinezë ndaj krimit të fundit të sionistëve.

Sipas raportit të shërbimit ndërkombëtar të agjencisë së lajmeve IRIB, pas operacionit heroik të një luftëtari palestinez në qytetin e Kodsit, i cili çoi në vdekjen dhe plagosjen e një numri sionistësh, banorët e Khan Junesit në Rripin e Gazës dolën në rrugë dhe ofruan ëmbëlsira për njerëzit. Al Jazeera gjithashtu raportoi: Pas operacionit të së premtes në Kods, që rezultoi me vdekjen dhe plagosjen e një numri izraelitësh, banorët e qyteteve Nablus dhe Xhenin në Bregun Perëndimor shprehën gëzimin e tyre duke dalë në rrugë. Burimet hebraike të premten raportuan se në Kodsin e pushtuar ka pasur të shtëna, si pasojë e të cilave të paktën 7 sionistë janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur. Më herët; Grupet e rezistencës kishin paralajmëruar se nuk do të linin pa përgjigje krimet e kryera nga regjimi sionist në Xhenin.

Tags