Janar 28, 2023 15:59 Europe/Tirane
  • Netanjahu: Kemi përjetuar sulmin më të keq në vitet e fundit

Kryeministri i regjimit sionist në reagim ndaj operacionit martirizues të një të riu palestinez në Kudsin e pushtuar; pranoi se ky ishte sulmi më i keq i viteve të fundit.

Një i ri palestinez i quajtur Khairi Alkam mbrëmë (e premte) sulmoi kolonët sionistë në lagjen Al-Nebi Jakub që ndodhet në veri të Kudsit të pushtuar, duke vrarë të paktën 7 kolonë sionistë dhe duke plagosur 10 të tjerë.

Ky sulm u krye në kohën kur Bregu Perëndimor i lumit Jordan në Palestinë të enjten ka përjetuar një sulm barbar të regjimit sionist në qytetin e Xheninit dhe një krimi të ri, gjatë të cilit 11 qytetarë palestinezë ranë u vranë në mënyrë barbare dhe të paktën 20 të tjerë u plagosën.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Beniamin Netanjahu në reagimin e tij të parë ndaj operacionit marizues të të rinjve palestinezë në Kudsin e pushtuar deklaroi: "Ne duhet të marrim një vendim me qetësi. Ushtria, policia dhe forcat e sigurisë do të veprojnë sipas urdhrave të kabinetit".

Në të njëjtën kohë, kryeministri i regjimit sionist pranoi efektivitetin e operacionit martirizues në Kudsin e pushtuar dhe tha: "Ne kemi përjetuar sulmin më të keq në vitet e fundit".

Mbrëmë Netanjahu u shfaq në vendin ku u krye operacioni martirizues në Kudsin e pushtuar dhe me fytyrë të pikëlluar tha: "Operacionet individuale (të palestinezëve kundër sionistëve) janë ato që shqetësojnë më shumë institucionet e sigurisë".

Bazuar në këtë raport, kanali televiziv 12 i regjimit sionist njoftoi mbrëmë se kabineti i këtij regjimi do të mbajë një mbledhje sot (e shtunë).

Pas operacionit martirizues në Kudsin e pushtuar, disa media sioniste sulmuan ministrin e sigurisë së brendshme të këtij regjimi, Itmar Ben Gvir dhe i cilësuan veprimet e tij provokuese si shkak të rritjes së tensioneve në Palestinën e pushtuar dhe shkak kryesor për operacionin e së premtes mbrëma në Kudsin e pushtuar.

Ministri i luftës i regjimit sionist, Yoav Gallant, urdhëroi gjithashtu të gjitha forcat ushtarake të këtij regjimi të jenë në gatishmëri dhe kërkoi që forcat ushtarake të mbrojnë kolonitë sioniste.

Tags