Janar 29, 2023 08:04 Europe/Tirane
  • Palestinezët i japin një shuplakë të paprecedentë kabinetit radikal izraelit

Vetëm një ditë pas krimit sionist kundër palestinezëve në Xhenin, një i ri palestinez kreu një operacion heroik në Kodsin e pushtuar, i cili rezultoi me vdekjen e 10 sionistëve.

Të enjten në mëngjes, me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Shabakut, forcat sioniste sulmuan kampin Xhenin, ku 11 palestinezë u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën.  Pas këtij krimi, zyrtarët e rezistencës palestineze njoftuan se sionistët do të paguajnë një çmim të rëndë. “Zijad al-Nakhleh”, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez, tha se pavarësisht këtyre krimeve, luftëtarët trima dhe heroikë të Palestinës do të qëndrojnë në terren dhe do të vazhdojnë të luftojnë armikun e tyre. Një ditë më vonë, të premten, dëshmori "Khairi Alkum", një i ri palestinez 21-vjeçar, kreu një operacion heroik në vendbanimin sionist Nabi Jakoub në Kodsin e pushtuar, i cili rezultoi me vdekjen e 11 sionistëve dhe plagosjen e disa të tjerëve. Pas këtij incidenti, ushtarët izraelitë u përfshirë në një konflikt të armatosur me të riun palestinez dhe më në fund e qëlluan atë për vdekje. Operacioni i dëshmorit “Khairi Alkum” ishte zbatimi i paralajmërimit të dhënë nga rezistenca palestineze pas krimit të sionsitëve në Xhenin.  Nga njëra anë, ky operacion u krye në kushtet e gatishmërisë së plotë të aparatit të sigurisë izraelite në Bregun Perëndimor të lumit Jordan dhe nga ana tjetër duke lënë 11 të vdekur, ai ishte sulmi më i paprecedentë në 20 vitet e fundit në Kodsin e pushtuar.  Intesiteti i këtij operacioni ishte e atillë që e detyroi ministrin izraelit të luftës, i cili kishte udhëtuar në Amerikë, të kthehej menjëherë ndërsa Netanyahun dhe Ben Gvir, ministri i sigurisë së brendshme të regjimit, i detyroi të vizitonin personalisht vendin e ngjarjes. Një pikë tjetër është se ky operacion ishte një përgjigje e fortë ndaj kabinetit ekstremist të Benjamin Netanjahut, i cili është formuar një muaj më parë.  Gjatë kësaj periudhe, veçanërisht, Ministri i Sigurisë së Brendshme Itamar Bin Gvir, ndërmori sjellje dhe politika të qarta dhe të ashpra raciste ndaj palestinezëve. Për shkak të këtyre politikave në muajin e fundit kanë ranë dëshmorë 30 palestinezë.  Operacioni i dëshmorit "Khairi Alkum" ishte një goditje e rëndë dhe një shuplakë për kabinetin e Netanjahut. Ky operaicon ishte në mënyrë të atillë që Benjamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, pranoi efikasitetin e operacionit martir në Kods dhe tha:  “Ne kemi qenë dëshmitarë të sulmit më të keq në vitet e fundit. Një tjetër pikë strategjike është se ky operacion është kryer nga një palestinez 21-vjeçar. Kjo tregon se fryma e rezistencës si dhe mos pasja frikë nga propaganda e armikut sionist është futur thellë në brezin e të rinjve palestinezë dhe kjo ka shkaktuar frikë dhe konfuzion në kabinetin izraelit.  Kjo frikë është aq e madhe saqë një numër kolonësh u përleshën dhe përballën me Ben Gvir dhe thanë se politikat e tij janë shkaku i operacioneve të rezistencës palestineze.  Lidhur me këtë, Hezbollahu i Libanit operacionin në Kodsin e pushtuar e cilësoi si një operacion heroik dhe deklaroi se ky operacion tronditi sionistët dhe shkaktoi frikë dhe shqetësim tek kolonët sionistë.

Tags