Dhjetor 28, 2023 20:04 Europe/Tirane
  • Siria i drejtohet OKB-së: Vrasja e këshilltarit iranian rrezikon të përfshijë në konflikt të gjithë rajonin

Siria ka dënuar vrasjen e një anëtari të lartë të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC), i cili po shërbente si këshilltar ushtarak në Damask me ftesë zyrtare të qeverisë siriane.

Në dy letra identike drejtuar të enjten Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Presidentit të Këshillit të Sigurimit, Ministria e Punëve të Jashtme e Sirisë i bëri thirrje organizmit botëror të marrë përgjegjësinë për t'i dhënë fund politikave agresive të Izraelit që kërcënojnë paqen dhe sigurinë botërore.

Ministria e Jashtme siriane i bëri thirrje OKB-së që të ndërmarrë një veprim të fortë kundër agresionit të fundit izraelit që synoi zonën Sejeda Zeinab në Damask më 25 dhjetor.

“Në orën 16:20 pasdite të së hënës së kaluar, forcat pushtuese izraelite kryen një akt agresioni nga drejtimi i Golanit të pushtuar sirian, duke sulmuar periferinë e qytetit të Damaskut, që çoi në martirizimin e këshilltarit ushtarak të Iranit në Damask, Sejed Razi Musavi, çka përbën një shkelje flagrante të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, tha ministria e Jashtme siriane.

Musavi ishte një këshilltar ushtarak i sprovuar dhe një nga komandantët e IRGC-së të cilit i ishte besuar dosja siriane, i ngarkuar për të ofruar mbështetje logjistike për boshtin e rezistencës në Siri.

Hossein Akbari, ambasadori i Iranit në Siri, u tha mediave se tre raketa goditën shtëpinë e Gjeneral Musavi pranë Damaskut vetëm disa orë pasi ai ishte kthyer nga ambasada iraniane.

Akbari theksoi se Musavi kishte një pasaportë diplomatike dhe një rezidencë dhe se sipas konventave ndërkombëtare të vitit 1961 dhe 1973, vrasja e tij përbën një krim flagrant.

 

Tags