Shkurt 08, 2024 19:50 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sulmet ajrore amerikane dhe britanike në Jemen

Burimet e lajmeve njoftuan për sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar në provincën Hodeidah që ndodhet në perëndim të Jemenit.

Sipas IRNA, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar bombarduan dy herë zonën Ras Isa të vendosur në qytetin al-Salif të provincës Hodeidah. Deri më tani nuk janë raportuar detaje të tjera. Ditët e fundit zona të ndryshme të Jemenit kanë qenë shënjestër e sulmeve agresive nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar. Këto sulme kryhen me qëllim të presionit ndaj Jemenit për të ndaluar bllokadën detare të vendosur ndaj regjimit sionist. Forcat e ushtrisë jemenase janë angazhuar që derisa regjimi izraelit të mos ndalojë sulmet e tij në Gaza, të vazhdojnë të sulmojnë anijet e këtij regjimi ose anijet e destinuara për në territoret e pushtuara në Detin e Kuq. Forcat e ushtrisë jemenase kanë theksuar se lundrimi në Gjirin e Adenit dhe në Detin e Kuq është falas për anijet e tjera dhe se ato gëzojnë siguri të plotë.

Tags