Mars 13, 2024 19:01 Europe/Tirane
  • OKB: Më shumë fëmijë të vrarë në 4 muaj në Gaza sesa në 4 vitet e konflikteve globale

Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini tha se numri i fëmijëve të vrarë në pak më shumë se katër muaj në Gaza është më i madh se numri i fëmijëve të vrarë në katër vjet në luftërat në mbarë botën.

Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, ka vënë në dukje vdekshmërinë jashtëzakonisht të lartë të fëmijëve në Rripin e Gazës.

"Jam i tronditur. Numri i fëmijëve të vrarë në vetëm katër muaj në Gaza është më i lartë se numri i fëmijëve të vrarë në katër vjet në të gjitha konfliktet në mbarë botën”, shkroi Philippe Lazzarini në rrjetin X, duke denoncuar një “luftë izraelite kundër fëmijëve palestinezë”.

 

Tags