Mars 17, 2024 20:16 Europe/Tirane
  • Domosdoshmëria e kthimit të hebrenjve në tokat e tyre origjinale në Perëndim/ Pse duhet të shpërbëhet Izraeli?

Pas më shumë se një shekull terror dhe vrasje dhe nga formimi i një regjimi pushtues në një tokë të uzurpuar, është ende e nevojshme të theksohet rëndësia e shpërbërjes së këtij regjimi dhe e dërgimit të emigrantëve hebrenj në vendet e tyre reale në Perëndim dhe Evropë.

Nga çdo këndvështrim që e shqyrtojmë këtë çështje, ne duhet të qëndrojmë pranë Palestinës dhe kundër regjimit sionist. Nëse e shikojmë çështjen nga pikëpamja morale, ky regjim është një regjim pushtues që me terror dhe vrasje ka uzurpuar një tokë dhe ka lejuar shtypjen e pronarëve historikë të saj. Vendosja e këtij regjimi bazohet në terrorin dhe vrasjen e njerëzve dhe tani burgu më i madh në botë është formuar në Rripin e Gazës, ku një popullatë e madhe palestinezësh mbahen nën rrethimin më të ashpër në një zonë të vogël gjeografike ku ata po kalojnë jetën me vështirësi të madhe. Nëse e shikojmë çështjen nga pikëpamja juridike, jemi përballë çështjes së pushtimit me dhunë. Sidomos për faktin se ky regjim i izoluar ka pretenduar zyrtarisht dhe publikisht pronësinë e tokës midis lumenjve Nil dhe Eufratit. Në rast se këtij regjimi i jepet dorë veprimi, në të ardhmen, duke dominuar bllokimin e energjisë në botë, do të skllavërojë ekonomikisht të gjitha vendet e tjera! Për të kuptuar më mirë natyrën e regjimit sionist dhe për të shpjeguar më mirë pse u krijua, është e nevojshme të studiohet historia e formimit të tij. Më 2 nëntor 1917, James Balfour, atëherë sekretar i jashtëm britanik, në një letër drejtuar Ëalter Rothschild, një politikan hebre nga Dhoma e Komunave e Britanisë, shkroi një deklaratë në të cilën shpalli "pozicionin pozitiv" të qeverisë britanike për "krijimin e një shtëpie kombëtare për hebrenjtë në tokën e Palestinës". Pikërisht pas kësaj deklarate nisi vërshimi i mbështetjes nga qeveritë perëndimore për krijimin e një shteti hebre në Palestinë dhe në vitin 1948, me mbështetjen e këtyre qeverive, ky regjim i mallkuar u njoh në Kombet e Bashkuara! "Ngritja e një shtëpie kombëtare, për hebrenjtë në Palestinë" në të vërtetë është krijimi i "garnizonit të gjerë ushtarak perëndimor në rajon" dhe "formimi i një regjimi terrorist të gatshëm për të kryer krime" për të çuar përpara qëllimet hegjemoniste dhe antinjerëzore dhe anti-islamike të Perëndimit. Qeveria e rreme e Izraelit është krijuar për të dominuar energjinë botërore dhe për të bërë të mundur shitjen e armëve të kompanive perëndimore duke nxitur luftë dhe duke marrë nën kontroll vendet e rajonit të Azisë Perëndimore. "Shteti i rremë i Izraelit" përfaqëson qytetërimin antimonoteist dhe antinjerëzor të Perëndimit në rajonin e Azisë Perëndimore. Ai është vendi i konfliktit midis qytetërimit antinjerëzor të Perëndimit dhe njerëzimit dhe sekreti i mbështetjes së palëkundur të Perëndimit për këtë regjim është se "fundi i Sionizmit" do të jetë në të vërtetë "fundi i dominimit ekonomik dhe politik të Perëndimit mbi rajonin e Azisë Perëndimore" dhe fillimi i "formimit të një qytetërimi të ri njerëzor".

Tags