Prill 13, 2024 20:51 Europe/Tirane
  • Udhëheqësi i Hamasit: Lufta gjashtëmujore do ta thyejë armikun sionist së shpejti

Shefi i zyrës politike të Hamasit në diasporë, Khaled Meshaal, ka lavdëruar qëndrueshmërinë heroike të Rripit të Gazës, duke thënë se beteja gjashtëmujore palestineze me Izraelin "së shpejti do ta thyejë armikun ".

Meshaal i bëri komentet në një ngjarje në kryeqytetin e Katarit, Doha, për të perkujtuar anëtarët e familjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, të cilët u vranë të mërkurën në një sulm ajror izraelit kundër kampit të refugjatëve al-Shati në Rripin verior të Gazës .

"Ky nuk është raundi përfundimtar," tha Meshaal, duke iu referuar rezistencës së vazhdueshme palestineze kundër sulmit izraelit. “Është një raund i rëndësishëm në rrugën e çlirimit të Palestinës dhe të mposhtjes së projektit sionist.”

Ndersa zëdhënësi i Hamasit, Abdul Latif al-Kanou tha se Izraeli ka shkelur të gjitha parimet humanitare dhe ligjin ndërkombëtar.
“Regjimi okupator sionist e intensifikoi gjenocidin ndaj palestinezëve gjatë festave të Fitër Bajramit. Qindra njerëz u vranë ndërsa automjetet civile, tregjet e mbushura me njerëz dhe shtëpitë e banimit u bombarduan nga forcat pushtuese pa i kushtuar aspak vëmendje ndjenjave fetare të myslimanëve dhe pa respektuar ritualet e tyre”, tha Kanou për televizionin libanez al-Mayadeen.
“Okupatorët kriminelë nuk respektuan muajin e shenjtë të Ramazanit dhe festimet e Fitër Bajramit, dhe në vend të kësaj e intensifikuan masakrën e civilëve. Ata kryen më shumë krime duke shkelur të gjitha rregulloret ndërkombëtare dhe humanitare”, shtoi zëdhënësi i Hamasit.
Zyrtari i Hamasit u bëri thirrje kombeve myslimane dhe arabe, si dhe popujve liridashës në mbarë botën që të solidarizohen me palestinezët duke organizuar demonstrata dhe duke ushtruar presion ndaj Izraelit për të ndalur luftën e tij gjenocidale në Gaza.
Që nga fillimi i agresionit në Gaza, regjimi i Tel Avivit ka vrarë të paktën 33,634 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë.
Fushata ka shkatërruar zona të mëdha të Gazës, dhjetera spitale dhe ka zhvendosur gjysmën e popullsisë  prej 2.4 milionë banorësh të Gazës.
 

Tags