Prill 16, 2024 10:25 Europe/Tirane
  • Sulm ajror i regjimit sionist në një xhami në veri të Gazës

Të martën në mëngjes, burime të lajmeve njoftuan për sulmin ajror të regjimit sionist ndaj një xhamie në veri të Rripit të Gazës, nga i cili disa persona u martirizuan dhe disa të tjerë u plagosën.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Sama, avionët e regjimit sionist shënjestruan xhaminë e martirëve al-Khore në kampin Jabalia që ndodhet në veri të Gazës. Ekipet e mbrojtjes civile që nxjerrin nga rrënojat trupat e dëshmorëve dhe të plagosurve kanë raportuar se nga ky sulm ka mbetur dëshmor një person dhe 9 të tjerë janë lënduar. Gjithashtu, avionët e regjimit sionist kanë vënë në shënjestër një shtëpi banimi në lagjen Tal al-Sultan që ndodhet në perëndim të Rafahut në jug të Gazës, si pasojë e së cilës kanë mbetur të martirizuar katër persona. Sipas këtij raporti, edhe mjetet e blinduara të regjimit sionist në lindje të qytetit Khan Yunis, që ndodhet në jug të Gazës, kanë nisur të qëllojnë mbi palestinezët. Forcat sioniste gjithashtu arrestuan një numër palestinezësh gjatë bastisjes në qytetin Habla në jug të Qalqilyeh. Në të njëjtën kohë me vazhdimin e luftës në Gaza, me intensifikimin e operacioneve të ushtrisë sioniste, kolonët e këtij regjimi shtuan sulmet edhe në Bregun Perëndimor. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, deri në mbrëmjen e së premtes 463 palestinezë ranë dëshmorë në Bregun Perëndimor dhe rreth 4 mijë e 750 persona janë plagosur.

Tags