Prill 20, 2024 11:11 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë krimet e regjimit sionist në Gaza

Burimet e lajmeve mëngjesin e së shtunës raportuan për martirizimin e 9 palestinezëve në sulmin e regjimit sionist në jug të Gazës.

Avionët e regjimit sionist kanë vënë në shënjestër një shtëpi banimi në lagjen al-Sultan në perëndim të Rafahut. Në këtë sulm, 9 palestinezë, mes tyre gra dhe fëmijë, ranë dëshmorë dhe disa u plagosën. Për të kompensuar disfatën e tij dhe për të ndalur operacionet e rezistencës, regjimi sionist ka mbyllur kalimet e Rripit të Gazës dhe po bombardon këtë zonë. Forcat e rezistencës të Saraya al-Quds, dega ushtarake e lëvizjes së Xhihadit Islamik, të premten njoftuan për një sulm me raketa ndaj vendbanimeve sioniste pranë Rripit të Gazës. Ministria palestineze e Shëndetësisë në Rripin e Gazës njoftoi se numri i martirëve në Gaza që nga fillimi i agresionit sionist është rritur në 34.120, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 76 mijë e 833 persona.

Tags