Prill 21, 2024 20:58 Europe/Tirane
  • Gjenerali izraelit: Izraeli me të vërtetë e humbi luftën në Gaza

Një gjeneral izraelit  në rezervë tha se regjimi izraelit duhet t'i japë fund agresionit të tij ndaj Gazës, dhe pranoi se Izraeli e ka humbur luftën ndaj lëvizjes palestineze të rezistencës Hamas dhe popullit në Gaza.

Itzhak Brik në një opinion të botuar në gazetën izraelite Maariv të dielën tha se regjimi i Tel Avivit nuk ka asnjë shans për të fituar luftën kundër Hamasit edhe duke sulmuar qytetin e mbushur me njerëz Rafah në jug të Gazës, ku më shumë se një milion njerëz janë strehuar nga sulmet e pamëshirshme ajrore dhe sulmet tokësore të regjimit sionist.

"Ne vërtet humbëm, në rast se nuk e keni kuptuar ende ... Izraeli duhet të shpallë fundin e luftës sepse me të vërtetë humbi," tha Brik në artikull.

Ai tha se kërcënimi i vërtetë për Izraelin është kryeministri i tij, Benjamin Netanyahu, dhe anëtarët e kabinetit të tij të luftës, duke përfshirë Benny Gantz dhe Yoav Gallant, duke e quajtur këtë grup dhe aleatët e tyre një cirk të vërtetë që rrezikon Izraelin.

Gjenerali Itzhak Brik tha se Netanyahu nuk është i interesuar për t'i dhënë fund luftës në Gaza dhe përkundrazi kërkon të ruajë regjimin e tij.

 

Tags