Prill 23, 2024 20:53 Europe/Tirane
  • Hamasi: Përgjigja vendimtare e Iranit ndaj agresionit izraelit prishi ekuacionet e armikut

Zëdhënësi i Brigadave Kasam, krahu ushtarak i lëvizjes palestineze të rezistencës Hamas, ka përshëndetur operacionin e paprecedentë ushtarak hakmarrës të Iranit kundër Izraelit, duke thënë se përgjigja vendimtare e Republikës Islamike prishi ekuacionet e armikut.

Abu Obeida i bëri komentet në një deklaratë të martën.

“Përgjigja e Iranit në madhësinë dhe natyrën e saj, vendosi rregulla të reja dhe prishi llogaritjet e pushtuesit sionist”, tha ai, duke u bërë thirrje masave të kombit palestinez të përshkallëzojnë lëvizjen e tyre mbështetëse për rezistencën.

Abu Obeida denoncoi më tej si një gënjeshtër të madhe pretendimin e regjimit izraelit se forcat e tij kanë eliminuar të gjitha fraksionet e rezistencës, duke theksuar se regjimi pushtues nuk ishte në gjendje, në 200 ditë, "të arrinte asgjë tjetër përveç masakrave masive, shkatërrimit dhe vrasjes".

Ai tha se regjimi kriminal sionist kërkon të përmirësojë imazhin e tij, por nuk do të arrijë gjë tjetër veç poshtërimit dhe ende është bllokuar në një moçal në Rripin e Gazës, duke theksuar se pas 200 ditësh, rezistenca ka mbetur solide  dhe e fortë si një mal.

Zëdhënësi i Hamasit u zotua gjithashtu se rezistenca do të vazhdojë luftën e saj kundër Izraelit për aq kohë sa agresioni apo prania e pushtuesit do të vazhdojë në çdo pëllëmbë të tokës palestineze.

"Ne nuk do të heqim dorë nga të drejtat themelore të popullit tonë, veçanërisht nga tërheqja e forcave izraelite, heqja e rrethimit dhe kthimi i të zhvendosurve në shtëpitë e tyre," tha ai, duke theksuar se rezistenca do t'u qëndrojë besnike sakrificave të palestinezëve.

 

Tags