Prill 24, 2024 10:23 Europe/Tirane
  • Si do të jetë lufta e Iranit dhe Izraelit pa ndërhyrjen perëndimore?

Pars Today - Me përfundimin e sulmit ndëshkues të Iranit kundër Izraelit, analistët ushtarakë kanë rishikuar përmasat dhe pasojat e kësaj lufte.

Një nga fushat që trajtohet nga shumë analistë është dobësia dhe forca e sistemit të mbrojtjes izraelite. Gjatë sulmit iranian në territoret e pushtuara më 13 prill, "Kupola e Hekurt" tregoi dështimin e saj pasi shumë dronë dhe raketa iraniane kaluan nëpër murin mbrojtës të Izraelit.

Tani, analistët ushtarakë po shqyrtojnë "pse-në" e kësaj çështje dhe telashet me të cilat do të përballet Izraeli në luftërat e mundshme në të ardhmen.

Sulmi ndëshkues i Iranit ndaj Izraelit: Një plagë që nuk do të shërohet

Deklaratat e ish-kryeministrit izraelit, Ehud Olmert, për performancën e sistemit mbrojtës të regjimit sionist kanë krijuar shumë dyshime mbi aftësitë dhe kapacitetet e pushtuesve për t'u përballur me sulmin e Iranit dhe sulmet e Rezistencës Palestineze në rast të mungesës së ndihmës nga fuqitë e mëdha perëndimore.

Olmert në një deklaratë ka thënë: "Ushtria izraelite nuk do të arrinte të zmbrapste mbi 75% të objektivave të Iranit pa ndihmën e vendeve të tjera [aleatëve të saj] ".

Ky mendim sipas kolonel Hatam Karim al-Fallahi ekspert i çështjeve ushtarake dhe strategjike, është i ekzagjeruar.

Hatam Karim al-Fallahi gjithashtu beson se Izraeli i vetëm nuk do të kishte mundur të kapë dhe shkatërrojë 75% të dronëve dhe raketave të Iranit. Mirëpo ky analist ushtarak, në një intervistë për kanalin televiziv al-Jazeera, theksoi se Izraeli është i vetëm kundër Iranit, pra, i paaftë në një luftë të madhe kundër Iranit.

Sipas një raporti të Al-Jazeera, Irani të premten në agim njoftoi se disa shpërthime kishin ndodhur në qiellin e qytetit Isfahan dhe theksoi se asnjë sulm raketor nuk kishte ndodhur kundër vendit dhe se në infrastrukturën e tij nuk ishte shkaktuar asnjë dëm. Kjo është ndërkohë që mediat amerikane, duke cituar zyrtarët amerikanë, thanë se Izraeli kishte sulmuar Isfahanin si kundërpërgjigje ndaj sulmeve hakmarrëse të Iranit më 13 prill.

Sipas analizës së Hatam Karim al-Fallahi, sulmi iranian ekspozoi shumë realitete mbi aftësitë dhe kapacitetet e ushtrisë izraelite. Ndër dobësitë e zbuluara janë brishtësia e sistemit të mbrojtjes ajrore izraelite. Ndërkohë, më shumë se kurrë u zbulua dobësia e “Kupolës së Hekurt”. E ashtuquajtura “Kupola e Hekurt” edhe më herët kishte dështuar të shkatërronte raketat e lëshuara nga Rripi i Gazës.

Al-Fallahi në lidhje me këtë shton: “Izraeli, pa ndërhyrjen e tre fuqive të mëdha, përkatësisht SHBA-së, Britanisë dhe Francës, nuk do të kishte mundësi të përgjonte dhe rrëzonte as 25% të raketave të lëshuara drejt territoreve të pushtuara”.

Cilat armë janë përdorur në sulmet e fundit?

Sipas njoftimit të al-Fallahit, Izraeli posedon tre sisteme mbrojtëse të Kupolës së Hekurt, Çeliku i Davidit dhe Shigjeta.

Përveç kësaj, regjimi sionist ka avionë zbulimi dhe municione të ndryshme të mbrojtjes ajrore të cilat përdoren si armë efektive për të rrëzuar avionët armik. Megjithatë, pajisjet e tilla dështuan kundrejt sulmeve me raketa dhe dron të Iranit dhe ato raketa dhe dronë ishin në gjendje të kalonin përmes mburojës mbrojtëse izraelite.

Eksperti ushtarak dhe strategjik i Al-Jazeera përsëriti se Irani nuk përdori armët e tij të avancuara gjatë sulmit ndaj Izraelit dhe ai thjesht përdori armët e tij të vjetra dhe shumë prej këtyre avionëve u dërguan në territoret e pushtuara me një shpejtësi të ulët dhe haptazi për mashtrimin e armikut.

Vlen të përmendet se Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca morën pjesë në asgjësimin e raketave dhe dronëve të Iranit më 13 prill dhe deklaruan mbështetjen e tyre absolute për Tel Avivin, por gjithashtu njoftuan se nuk dëshirojnë të rrisin tensionet në rajon.

Analisti i Al-Jazeera, duke vënë në dukje këtë fakt, theksoi se në luftën ku ka vetëm Iran dhe Izrael, regjimi sionist nuk do të ketë asnjë shans [të mbijetojë].

Tags