Prill 24, 2024 12:26 Europe/Tirane
  • Zyrtari i Hamasit: Kemi 30 gjeneralë dhe oficerë të lartë izraelitë

Një anëtar i lartë i Lëvizjes së Rezistencës Islame Palestineze (Hamas) tha: "Vetëm Hamasi mban peng 30 gjeneralë dhe oficerë të lartë izraelitë".

Sipas raportit të mëngjesit të së mërkurës të agjencisë IRNA, ky zyrtar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, në një intervistë për "Al Arabi Al-Jadid" shtoi: "Nuk mund të shpallim numrin e të burgosurve izraelitë të gjallë, por numri i tyre është shumë më i lartë se statistikat e shpallura në mediat izraelite".

Ndër të tjera, ai tha: "Vetëm Lëvizja Hamas mban rreth 30 gjeneralë dhe oficerë të rangut të lartë izraelitë, të cilët u kapën rob më 7 tetor nga selitë ushtarake dhe disa shtabe të ndjeshme sigurie".

Më tej, ky anëtar i lartë i Hamasit tha: "Këta të burgosur mbahen në vende me mbrojtje të rreptë dhe larg qasjes së forcave okupuese dhe qasja ndaj tyre është e pamundur në asnjë rrethanë".

Pastaj shtoi: "Benjamin Netanyahu dhe ministrat e kabinetit të tij nuk e shpallin informacionin e robërve të tyre nga frika e reagimit të sionistëve dhe ndezjes së zjarrit të zemërimit mes ushtarakëve".

Ky zyrtar i spikatur i Hamasit shtoi: "E vetmja mënyrë për të liruar të burgosurit izraelitë është përmes negociatave serioze që çojnë në një armëpushim të plotë dhe rindërtimin e Rripit të Gazës".

Ky anëtar i Hamasit theksoi më tej: "Gjithashtu, Jahja al-Sinwar, lideri i Lëvizjes Hamas, vazhdon të komandojë në Rripin e Gazës, jo në tunele, por në terren, dhe pretendimet e regjimit sionist për praninë e tij në streha nëntokësore janë gënjeshtra dhe për të mbuluar dështimin e tyre në arritjen e qëllimeve të agresionit në Rripin e Gazës".

Në mbyllje ai tha: "Al-Sinwar viziton dhe inspekton zonat e konfliktit, takohet me luftëtarët dhe informon udhëheqësit e lëvizjes brenda dhe jashtë Rripit të Gazës për situatën e rezistencës në Rripin e Gazës".

 

Tags