Qershor 12, 2024 20:45 Europe/Tirane
  • Gjashtë çështje në lidhje me Profetin e maturisë dhe mëshirës/një burrë i urtë dhe popullor

"Zoti i madhëruar e ka dërguar Hazretin Muhamed s.a.v.s. për profet në kohën kur kishte kaluar një periudhë mjaftë e gjatë që nuk ishte dërguar asnjë profet i Zotit, ndërkohë që njerëzit ishin futur në një gjumë të gjatë, ndërsa intrigat, komplotet dhe veprimet e liga kishin arritur kulmin, gjendja e shoqërisë njerëzore ishte e trazuar dhe shoqëritë ishin përfshirë nga zjarri i luftës...

"Zoti i madhëruar e ka dërguar Hazretin Muhamed s.a.v.s. për profet në kohën kur kishte kaluar një periudhë mjaftë e gjatë që nuk ishte dërguar asnjë profet i Zotit, ndërkohë që njerëzit ishin futur në një gjumë të gjatë, ndërsa intrigat, komplotet dhe veprimet e liga kishin arritur kulmin, gjendja e shoqërisë njerëzore ishte e trazuar dhe shoqëritë ishin përfshirë nga zjarri i luftës, bota thuajse ishte mbuluar nga errësira, intriga dhe mashtrimi, gjethet e jetës njerëzore ishin zverdhur dhe kishte humbur shpresa se ato mund të japin fryt". (Nahxhaul-Balagha, ligjërata 89).

Alireza Mo'af, shefi i zyrës për çështje të Kur'anit dhe Itretit në Ministrinë e Kulturës dhe Edukimit Islamik, në një artikull të publikuar, shkurtimisht ka vënë në dukje 6 çështje të bukura në lidhje me Profetin e nderuar të Islamit s.a.v.s..

E para:

Shpallja e profetësisë së Hazretit Muhamed s.a.v.s. me padyshim se është një kthesë e madhe në historinë e njerëzimit. Kur'ani i shenjtë përmend katër qëllime kryesore për shpalljen e profetësisë së Hazretit Muhamed s.a.v.s., në suren Xhum'a, ajeti i dytë dhe në ajetin e mëposhtëm:

«لَقَدْ مَنَّ اللهُ عَلَی الْمُؤْمِنینَ إِذْ بَعَثَ فیهِمْ رَسُولاً مِنْ أَنْفُسِهِمْ یَتْلُواعَلَیْهِمْ آیاتِهِ وَ یُزَکِّیهِمْ وَ یُعَلِّمُهُمُ الْکِتابَ وَ الْحِکْمَةَ وَ إِنْ کانُوا مِنْ قَبْلُ لَفی ضَلالٍ مُبینٍ» (سوره آل عمران / آیه ۱۶۴)

"Është e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t'u lexojë shpalljen e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësojë Kur'anin dhe Sheriatin, edhe pse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur".  (Ali Imran, ajeti 164)

Qëllimi i parë: leximi i ajeteve kur'anore për njerëzit

Qëllimi i dytë: pastrimi i brendësisë së njeriut dhe zhvillimi virtyteve morale

Qëllimi i tretë: mësimi i Librit dhe dijes

Qëllimi i katërt: mësimi i urtësisë.

E dyta:

Një çështje shumë bukur që ekziston në këto ajete, është shprehja "një të dërguar nga mesi juaj", pra Profeti Muhamed s.a.v.s. është një i dërguar dhe i zgjedhur nga mesi i popullit të tij.

E treta: Imam Aliu (a.s.) ka një shpjegim shumë interesant në lidhje me qëllimet e shpalljes së profetësisë dhe zhvillimet që rezultuan nga shpallja e profetësia:

«أرسَلَهُ عَلی حِینِ فَترَةٍ مِنَ الرُّسُلِ و طُولِ هَجعَةٍ مِنَ الاُمَمِ و اعتِزامٍ مِنَ الفِتَنِ وَانتِشارٍ مِنَ الاُمُورِ و تَلَظٍّ مِنَ الحُرُوبِ و الدُّنیا کاسِفَةُ النُّورِ، ظاهِرَةُ الغُرورِ عَلی حِینِ اصفِرارٍ مِن وَرَقِها و إیاسٍ مِن ثَمَرِها»

"Zoti i madhëruar e ka dërguar Hazretin Muhamed s.a.v.s. për profet në kohën kur kishte kaluar një periudhë mjaftë e gjatë që nuk ishte dërguar asnjë profet i Zotit, ndërkohë që njerëzit ishin futur në një gjumë të gjatë, ndërsa intrigat, komplotet dhe veprimet e liga kishin arritur kulmin, gjendja e shoqërisë njerëzore ishte e trazuar dhe shoqëritë ishin përfshirë nga zjarri i luftës, bota thuajse ishte mbuluar nga errësira, intriga dhe mashtrimi, gjethet e jetës njerëzore ishin zverdhur dhe kishte humbur shpresa se ato mund të japin fryt". (Nahxhaul-Balagha, ligjërata 89).

E katërta:

Pseudonimet dhe epitetet e Hazreti Muhamedit s.a.v.s. kuptohen më mirë në kuadër të qëllimeve të shpalljes së profetësisë:

Muhamedi besnik, i dashuri i Zotit të botëve, vula e profetëve dhe të dërguarve, besniku i shpalljes hyjnore, mëshira për të gjithë botët, babi i umetit, arabi me gjuhën më të pastër, lajmëtari i mëshirës, tërheqësi i vërejtjes për dënim, i dërguari i pathyeshëm në mision, i zgjedhur, Al-Ahmed, Abul-Kasem, Al-Mahmud.

E pesta:

Elementët tekstuale dhe ato që kanë të bëjnë me shpalljen e profetësisë së Hazretit Muhamed s.a.v.s., tregojnë madhërinë e shpalljes së profetësisë, sepse ajo ka rritur dhe zhvilluar arsyen dhe emocionet e njeriut. Fakti se Zoti i madhëruar në një ditë si kjo duke urdhëruar me fjalën "lexo" dhe duke kujtuar mësimin me laps, e ka bërë mrekullinë dhe argumentin e të dërguarit të Tij të fundit nga lloji i librit dhe fjalës, prandaj kjo tregon një respekt të pashembull hyjnor ndaj mendjes dhe arsyes së njeriut. Kjo do të thotë se më nuk ka nevojë që "shkopi të shndërrohet në gjarpër" ose "të ngjallet i vdekuri". Mendja e këtyre njerëzve ka arritur deri në atë nivel të edukimit, përkryerjes dhe pjekurisë sa që Zoti i madhëruar vetë komunikon me njerëzit dhe i udhëzon ata:

«أَوَلَمْ یَکْفِهِمْ أَنَّا أَنْزَلْنَا عَلَیْکَ الْکِتَابَ یُتْلَی عَلَیْهِمْ إِنَّ فِی ذَلِکَ لَرَحْمَةً وَذِکْرَی لِقَوْمٍ یُؤْمِنُونَ»

"A nuk mjafton për ata që ne kemi zbritur këtë libër për ty i cili lexohet për ata?! Me të vërtetë në këtë çështje (zbritjen e librit qiellor) ekziston mëshirë dhe të kujtuar për atë grup që beson". (Surja Ankebut, ajeti 51)

Në botën e sotshme, a nuk është e mjaftueshme kjo fisnikëri dhe kjo madhëri për ne që zbritja e librit qiellor Kur'anit të shenjtë fillon me urdhrin "për të lexuar" dhe betohet në lapsin dhe në atë që shkruan?! A nuk mjafton kjo madhëri që Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ka caktuar kusht arsimimin e myslimanëve për lirimin e robërve të ushtrisë që sulmoi qytetin e Medinës. Ndoshta mund të thuhet se fillimi i kulturës së arsimit në mënyrë të përgjithshme të turmave të njerëzve gjatë gjithë historisë ka nisur nga Medina e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. sepse para kësaj ngjarje asnjë civilizim nuk kishte mund ta bëjë mësimin e shkrim leximit në mënyrë publike dhe gjithëpërfshirëse. Cila shkollë e mendimit e konsideron detyrë dhe obligim mësimin dhe arsimimin?!

E gjashta:

Disa prej dijetarëve konsiderojnë se katër ngjarjet e mëdha, shpallja e profetësisë së Hazreti Muhamedit s.a.v.s., Ghadiri, Ashura dhe paraqitja e Imam Mehdiut (a.xh.) janë ngjarje të një rruge të vetme dhe në lidhjen e këtyre ngjarjeve të mëdha historike me njëra-tjetrën ekzistojnë shumë çështje dhe urtësi të bukura.

 

Tags