Shkurt 09, 2021 19:54 Europe/Tirane
  • Kleriku i lartë i Bahrejnit: Revolucioni Islamik i Iranit, një agim i madh pas një nate të gjatë

Kleriku më i shquar Shi'it i Bahrejnit, Ajetollah Shejh Isa Kasim, e ka përshkruar Revolucionin Islamik si një "agim të madh" që erdhi pas një nate të gjatë që e kishte distancuar Bashkësinë Islame nga udhëzimi hyjnor.

"Fitorja e Revolucionit Islamik është një agim i madh për Umetin Islamik", tha Shejh Kasim në një deklaratë, duke shtuar: "Ndihma dhe mbrojtja e qeverisë islamike është e barabartë me ndihmën e fesë hyjnore çka çon në fuqizimin, nderimin dhe ruajtjen e pavarësisë së bashkësisë islamike". Kleriku më i shquar Shi'it i Bahrejnit tha se bashkësia islamike duhet të ndjehet krenare dhe të gëzohet për krijimin e një qeverie islamike kudo në botë, sepse një qeveri e tillë është "me të vërtetë një burim krenarie, nderi, force dhe inkurajimi" për të gjithë bashkësinë islamike. "Kjo qeveri është një burim udhëzimi i sinqertë që ndihmon njerëzimin të rritet dhe të lulëzojë dhe u hap njerëzve mundësi për udhëzim, shpëtim dhe liri," shtoi Ajetollah Shejh Isa Kasim.

 

Tags