Vazhdon protesta e popullit të Bahrejnit kundër arrestimit të Sheikh Ali Salman
Të mërkurën në mbrëmje, qytetarët e Bahrejnit zhvilluan një demonstratë në Manama, kryeqytetin e këtij vendi, duke kërkuar lirimin e Sheikh Ali Salman, Sekretarit të Përgjithshëm të Shoqërisë Islame al-Vafak të Bahrejnit dhe lirimin e të burgosurve të tjerë politikë.
Sipas Al Jazeera, demonstruesit në Bahrejn, duke mbajtur fotografi të Sheikh Ali Salman, kërkuan nga autoritetet e vendit të lirojnë Salmanin dhe të burgosurit e tjerë politikë. Në përvjetorin e tetë të arrestimit të tij, Sheikh Ali Salman, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqërisë Islame al-Vafak të Bahrejnit, lëshoi një deklaratë, duke theksuar nevojën për të zbatuar reforma reale në vend dhe këtë përgjegjësi ia ngarkoi organit qeverisës në vend. Sheikh Ali Salman në këtë deklaratë theksoi: Mundësia e dialogut është e vetmja zgjidhje për bashkëjetesë në vend pasi nëse sistemi qeverisës, populli dhe grupet opozitare, pavarësisht nga të gjitha dallimet, do të vepronin si një grup i bashkuar, kushtet e vendit nuk do të kishin arritur në pikën ku ne kemi qëndruar në dhjetë vitet e fundit.