Prill 14, 2023 09:31 Europe/Tirane
  • Isa Qasem: Dita e Kodsit ka bashkuar Umetin Musliman për të mbrojtur të vërtetën

Sheikh Isa Qassem, udhëheqësi shiit i Bahrejnit, të enjten në një fjalim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kodsit tha: Kjo ditë ka bashkuar Umetin Musliman për të mbrojtur të vërtetën dhe për të luftuar kundër gënjeshtrës.

Imam Khomeini (RA), themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, të premten e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit e emëroi si Ditën Ndërkombëtare të Kodsit, me qëllim që të mbijetojë çështja themelore e Palestinës dhe të shpallet solidariteti i muslimanëve për palestinezët dhe me qëllim për të mobilizuar forcat për të shpëtuar Kodsin e Shenjtë nga pushtimi sionist. Sot, e premte, 14 prill, që përkon me datën 23 të muajit të shenjtë të Ramazanit është Dita Ndërkombëtare e Kodsit. Sipas IRNA, Sheikh Isa Qassem në një fjalimin e tij shtoi:  Xhamia Al-Aksa ka ndikim të thellë në ndjenjat e Umetit Islam dhe të gjitha medhhebet islame bien dakord për nderimin e saj. Ai shtoi: Pavarësisht problemeve dhe krizave, populli i Bahrejnit ka kuptuar se çështja palestineze është çështje e të gjithë muslimanëve dhe fitorja e saj është mëshirë për mbarë njerëzimin. Udhëheqësi shiit i Bahreinit shtoi: Populli i Bahrejnit pa ndërprerje do të qëndrojë gjithmonë pranë shqetësimeve dhe çështjeve të botës islame dhe të kombit palestinez. Ziyad Al-Nakhleh, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez, gjithashtu në këtë ceremoni tha se skenat e para në xhaminë Al-Aksa janë të mjaftueshme që muslimanët dhe kombet arabe të shohin realitetin e regjimit sionist dhe kriminelët e tij. I dërgoj përshëndetje kombit të madh të Palestinës që mbron Xhaminë Al-Aksa dhe Kodsin dhe identitetin e saj arab dhe islam. Al-Nakhleh shtoi: Dita e Kodsit është një ditë në të cilën mblidhen bashkë historia dhe gjeografia dhe është një lëvizje për zgjimin e një kombi që beson në fitoren dhe lirinë e Kodsit, Palestinës dhe Xhamisë Al-Aksa. Më herët, Ismail Haniyeh, kreu i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), theksoi se regjimi sionist është në rrugën e kolapsit të tij total.

Tags