Mars 03, 2024 20:03 Europe/Tirane
  • Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit Persik: Lufta në Gaza duhet të ndalet menjëherë dhe të fillojë dërgimi i ndihmave

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, në një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Egjiptit, Jordanisë dhe Marokut, në përfundim të takimit të tyre të dielën në Riad, lëshuan një deklaratë duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të agresionit të regjimit sionist në Gaza dhe fillimin e dërgimit të ndihmës humanitare për palestinezët.

Sipas IRNA, në këtë deklaratë thuhet se "ne hedhim poshtë çdo justifikim për agresionin e vazhdueshëm të regjimit izraelit në Rripin e Gazës dhe dënojmë përpjekjet dhe veprimet e këtij regjimi për të zhvendosur palestinezët nga kjo pjesë e territoreve palestineze".

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik të pranishëm në këtë takim gjithashtu theksuan se regjimi izraelit duhet të zbatojë vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për të parandaluar gjenocidin ndaj palestinezëve.

 

Tags