May 17, 2022 10:29 Europe/Tirane
  • Pompeo për grupin terrorist të hipokritëve të MEK: Unë jam anëtari juaj!

Ish-Sekretari i Shtetit i administratës Trump, Mike Pompeo u takua dje në Shqipëri me Marjam Raxhavi, kreun e grupit terrorist hipokrit.

Sipas Tasnim, ish- Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, në një takim me Raxhavi, e quajti veten pjesëtar të këtij grupi dhe kërkoi që kapacitetet e tyre të përdoren kundër Republikës Islamike! Organizata e Muxhahedinëve Halk (MEK), më 20 qershor 1981 nisi fazën e sulmeve të armatosura kundër kombit iranian dhe Republikës Islamike. Në të dhënat e këtij grupi terrorist janë regjistruar mbi 12 mijë atentate; Shumë nga personalitetet e revolucionit e deri tek njerëzit e thjeshtë në rrugë e pazar, kanë rënë dëshmor vetëm për arsye se ata nuk kanë shoqëruar këtë grup. Grupi terrorist MEK është përgjegjës për shpërthimin e bombës në  zyrën e Partisë së Republikës Islamike, shpërthimin në zyrën e Kryeministrit dhe vrasjen e dëshmorit Sejed Shirazi. Terroristët e MEK gjithashtu që nga viti 1982 janë përfshirë zyrtarisht edhe në luftën e imponuar të regjimit Ba'ath kundër popullit iranian, në kohën kur ata ishin në tokën irakiane dhe Massoud Raxhavi u takua me Sadamin. Grupi u detyrua të largohej nga Iraku pas rënies së Sadamit dhe u vendos në Shqipëri me ndihmën e vendeve perëndimore. Vitet e fundit, me heqjen e grupit nga lista terroriste BE-SHBA, disa liderë amerikanë kanë marrë pjesë në mitingjet e këtij grupi terrorist.  Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton dhe avokati i Trump, Rudy Giuliani gjithashtu janë takuar me drejtuesit e këtij grupi terrorist.

Tags