May 28, 2022 19:15 Europe/Tirane
  • Dërgimi i pajisjeve ushtarake për të forcuar praninë e Rusisë në veri të Sirisë

Burimet mediatike raportuan se Rusia po dërgonte pajisje ushtarake ndihmëse në bazën e saj në aeroportin e Al-Kamishli në veri të Sirisë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, pa përmendur se veprimet ushtarake të vendit të tij në Siri janë në kundërshtim me Kartën e OKB-së, tha të premten se operacioni ushtarak i Ankarasë në Sirinë veriore vazhdon në një thellësi prej 30 km. Pas këtij veprimi të Turqisë, Rusia dërgoi pajisje ushtarake shtesë për forcat e saj në aeroportin e Al-Kamishli në veri të Sirisë. Pajisjet ndihmëse janë dërguar si pjesë e planit të Rusisë për të forcuar praninë e saj ushtarake në Sirinë verilindore. Më herët, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i tha rrjetit Russia Today se trupat ruse do të mbeten në Siri, sepse ato ishin të pranishme me kërkesë të qeverisë legjitime siriane dhe në përputhje me dispozitat e Kartës së OKB-së. Ministri i Jashtëm rus shtoi: “Ne po kryejmë misionet e përcaktuara nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së në Rezolutën 2254 dhe ne do t'i përmbahemi kësaj linje në të ardhmen”.

 

Tags