Mars 31, 2023 20:44 Europe/Tirane
  • Fillon greva 10-ditore e stafit të sigurisë së aeroportit të Londrës

Pas dështimit të sindikatës së punonjësve të sigurisë së aeroportit Heathrow në Londër për të arritur një marrëveshje me menaxherët për rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës, sot ka nisur greva 10-ditore e 1400 punonjësve të këtij aeroporti.

Lajmin e ka njoftuar sindikata e punonjësve të sigurimit të këtij aeroporti. Përpjekjet e tyre për të bindur autoritetet për faktin se kushtet e punës dhe pagat e tyre nuk janë të drejta nuk kanë arritur askund, ata pashmangshmërisht filluan këtë grevë. Kjo grevë përkon me festën e pashkëve dhe me pushimet e shkollave, universiteteve dhe zyrave, si dhe me kulmin e udhëtimeve pranverore. Kjo grevë, e cila të kujton grevat e kaluara në aeroportin Heathrow në Londër, ka krijuar një valë shqetësimi në mesin e pasagjerëve, veçanërisht pasagjerët që ishin dëshmitarë të kaosit të rëndë të shkaktuar nga grevat. Në të kaluarën, ka pasur disa greva të punonjësve të departamenteve të ndryshme të aeroporteve britanike, të cilat krahas vonesave të gjata kanë shkaktuar edhe humbjen e fluturimeve të shumë pasagjerëve, si dhe janë anuluar qindra fluturime.

 

Tags