Tetor 08, 2023 20:54 Europe/Tirane
  • Numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan ka kaluar dy mijë

Numri i të vdekurve nga tërmeti 6.3 Rihter që goditi të shtunën provincën Herat, në perëndim të Afganistanit ka kaluar shifrën 2 mijë.

Ky tërmet është ndjerë edhe në Taxhikistan dhe në Iran. Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, Xhanan Faik, zëdhënësi i talibanëve, në një konferencë për shtyp të dielën tha: Sipas statistikave të fundit, 2053 persona vdiqën në tërmetin e djeshëm në Herat dhe më shumë se 9000 njerëz u plagosën. Faik tha: Nga ky tërmet u shkatërruan edhe 1320 shtëpi. Talibanët njoftuan se ky ishte tërmeti më vdekjeprurës në Afganistan në dy dekadat e fundit. Abdulwahid Rayan, zëdhënësi i Ministrisë së Informacionit dhe Kulturës së Talibanëve gjithashtu tha: "Viktimat e tërmetit në Herat janë më shumë se sa u raportua fillimisht. Ndërsa kërkoi ndihmë të menjëhershme, ai shtoi: Rreth gjashtë fshatra janë të shkatërruara plotësisht dhe qindra civilë janë varrosur nën rrënoja. Autoritetet lokale parashikojnë që numri i të vdekurve të rritet ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë mes raporteve se disa njerëz janë bllokuar nën ndërtesat e shembura.

 

Tags