Janar 16, 2024 08:11 Europe/Tirane
  • Lideri i Koresë së Veriut kërkoi ndryshimin e kushtetutës dhe lejimin e pushtimit të Koresë së Jugut

Ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten në Gadishullin Korean, udhëheqësi i Koresë së Veriut ka theksuar se kushtetuta e vendit duhet të ndryshohet dhe e ka identifikuar Korenë e Jugut si armikun numër një të Phenianit.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA, raportoi se Kim Jong-un bëri thirrje për një ndryshim në kushtetutën e vendit për të përcaktuar Korenë e Jugut si "armikun numër një" dhe u zotua të "pushtojë plotësisht" territorin e Koresë së Jugut nëse ndodh ky ndryshim kushtetues.

Të hënën në një takim të rëndësishëm parlamentar, Kim bëri thirrje për masa ligjore për ta klasifikuar Korenë e Jugut jo si një partner për pajtim dhe bashkim, por si armikun numër një të Koresë së Veriut.

Në lidhje me këtë, ai tha: Në rast të një lufte në Gadishullin Korean, është e rëndësishme të merret parasysh çështja e pushtimit të plotë, shtypjes, rimëkëmbjes së Republikës së Koresë dhe dorëzimi i plotë i saj.

Në të njëjtën kohë, Kim Jong-un theksoi se vendi i tij nuk do luftë, por as nuk synon ta shmangë atë dhe nëse Koreja e Jugut kalon qoftë edhe një të mijtën e milimetrit nga kufiri i Koresë së Veriut, ky veprim do të konsiderohet si shpallje lufte. Udhëheqësi i Koresë së Veriut shtoi: Lufta do të shkatërrojë Korenë e Jugut dhe do t'i japë një goditje të madhe Shteteve të Bashkuara.

 

Tags