Mars 12, 2024 10:43 Europe/Tirane
  • Irani kërkon dëbimin e regjimit sionist nga Komisioni i OKB-së për Statusin e Grave

Zëvendëspresidentja e Republikës Islamike të Iranit, znj. Ensieh Khaz'ali, në takimin e Komisionit të OKB-së për Statusin e Grave, bëri thirrje për dëbimin e regjimit sionist nga Komisioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Statusin e Grave, duke iu referuar "disa dekadave të dhunës dhe vrasjes së miliona grave dhe fëmijëve".

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Ensieh Khaz'ali tha të hënën në një fjalim në Takimin e 68-të të Komisionit të OKB-së për Statusin e Grave në Nju Jork: "Sot, njerëzit e lirë të botës presin që regjimi që është përgjegjës për dekada të shpërnguljes, dhunës dhe vrasjes së miliona grave dhe fëmijëve, të mos ketë vend në Komisionin e Kombeve të Bashkuara për Statusin e Grave".

 Ajo shtoi: "Prandaj, në emër të grave të fuqishme të Iranit dhe në unison me gratë qëndrestare dhe paqedashëse të botës, kërkoj anulimin e anëtarësimit të regjimit terrorist të Izraelit nga ky komision".

Zëvendëspresidentja e Republikës Islamike të Iranit e kërkoi dëbimin e Izraelit nga Komisioni i Kombeve të Bashkuara për Gratë, ndërkohë që regjimi sionist, me mbështetjen e Perëndimit dhe për të kompensuar dështimin në operacionin "Stuhia Al-Aksa", ka nisur një masakër masive në Gaza.

Ky regjim ka mbyllur të gjitha pikat e kalimit në Rripin e Gazës dhe po e bombardon këtë zonë. Sipas raportimeve, më shumë se 30,000 palestinezë janë martirizuar dhe 70,000 të tjerë janë plagosur.

 

Tags