Mars 23, 2024 07:59 Europe/Tirane
  • Sulmi terrorist i ISIS në Moskë, merrr jetën e të paktën 82 personave

Deri me tani më shumë se 82 persona, duke përfshirë 5 fëmijë, u vranë dhe 145 u plagosën në sulmet terroriste në një sallë koncertesh në Moskë, kryeqyteti i Rusisë.

Sipas Guardian, burimet ruse të sigurisë raportuan për të shtëna në një sallë koncertesh gjatë mbajtjes një koncerti në Moskë. Burimet ruse raportuan se të paktën pesë persona të maskuar dhe të armatosur me armë automatike kanë qëlluar mbi turmën në një sallë koncertesh në qytetin Crocus. Pas kësaj, sipas burimeve të pollicisë personat e armatosur kanë hedhur granata dhe bomba, të cilat kanë shkaktuar zjarr në sallë.  Sipas raportimeve të fundit, më shumë se 100 persona kanë mbetur të bllokuar në sallën e Crocus dhe zjarri ka shkatërruar një pjesë të çatisë së godinës. Ministria e Emergjencave të Moskës njoftoi se aktualisht po kryhet operacioni për të shpëtuar njerëzit nga çatia e ndërtesës duke përdorur mekanizmat e duhur.  Deri më tani, rreth 100 njerëz janë evakuuar nga Crocus nga zjarrfikësit. Kanali televiziv Al-Arabiya publikoi pamje të arrestimit të njërit prej autorëve të sulmit në një qendrën tregtare në qytetin Kurkas në periferi të Moskës. Deri më tani nuk ka ende asnjë raport për fatin e pjesës tjetër të sulmuesve. Grupi terrorist ISIS duke publikuar një deklaratë ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë për sulmet terroriste në Moskë.  Ndërkohë, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA pas incidentit terrorist në qytetin Crocus pranë Moskës, kryeqytetit të Rusisë bëri të ditur se Uashingtoni më parë kishte ndarë me Rusinë informacionin për sulmin terrorist në Moskë. Adrienne Watson njoftoi se qeveria amerikane ishte informuar në fillim të marsit për mundësinë e një sulmi terrorist në Moskë në tubime të mëdha, përfshirë koncerte. Në reagim ndaj sulmit terrorist të së premtes në Moskë, ministri i jashtëm i Iranit tha: "Një luftë e përbashkët dhe efektive kundër terrorizmit kërkon veprime serioze dhe jodiskriminuese nga komuniteti ndërkombëtar". Hossein Amirabdollahian të premten për këtë ngjarje shkroi në rusisht në rrjetin social X dhe tha: Gjej rastin të dënoj ashpër aktin e fundit terrorist në qytetin e Moskës, ndërsa duke shprehur ngushëllimet e mia për familjet e viktimave, i shpreh ngushëllimet e mia kolegut tim Sergej Lavrov, qeverisë dhe popullit të Rusisë për këtë incident tragjik. Gjithashtu zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Naser Kanani, dënoi ashpër sulmin terrorist në një qendër tregtare në Moskë, i cili rezultoi me vdekjen dhe plagosjen e një numri të madh shtetasish rusë. Duke shprehur ngushëllimet e tij për qeverinë dhe popullin e Rusisë dhe veçanërisht familjeve të viktimave, Kanani tha:  Republika Islamike e Iranit veten e saj e rendit në anën e Rusisë në këtë ngjarje të hidhur.

 

Tags