Mars 29, 2024 06:34 Europe/Tirane
  • Rritje e shkëmbimeve tregtare midis Iranit dhe Bjellorusisë në vitin 2023

Ambasadori i Iranit në Bjellorusi njoftoi një rritje prej 40% të tregtisë midis dy vendeve gjatë vitit 2023.

Sipas IRNA, Alireza Sanei, ambasadori i Iranit në Bjellorusi, në takimin për prezantimin e kapaciteteve dhe aftësive ekonomike të Republikës Islamike, ku morën pjesë përfaqësues të 170 kompanive bjelloruse aktive në fushën e prodhimit industrial, industrisë së drurit, energjisë elektrike, ushqimit, tregtisë dhe investimeve, transportit, mjekësisë, farmaceutik[s dhe bankave, tha se pavarësisht se vëllimi i shkëmbimeve tregtare midis Teheranit dhe Minskut vitin e kaluar tregoi një rritje prej 40%, kjo shifër është larg pikës së dëshiruar dhe nivelit të pritur nga presidentët e dy vendeve. Në këtë takim, i cili u mbajt me iniciativën e Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Minsk dhe në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Bjellorusisë, Sanei theksoi përpjekjet dhe bashkëpunimin e përbashkët të institucioneve të të dy vendeve për të hequr  pengesat dhe problemet në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik midis Teheranit dhe Minskut. Ky diplomat iranian shtoi se në radhë të parë mungesa e infrastrukturës së duhur të transportit, shkëmbimeve financiare dhe bankare dhe ndërveprimeve doganore, si dhe mungesa e njohurive të biznesmenëve të dy vendeve për potencialet dhe kapacitetet ekonomike të palës tjetër, janë ndër pengesat dhe problemet më të rëndësishme në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Iranit dhe Bjellorusisë. Denis Meleshkin, nënkryetari i Dhomës së Tregtisë së Bjellorusisë, përshëndeti zhvillimin e marrëdhënieve Minsk-Tehran dhe tha se Republika Islamike e Iranit është një partner strategjik i Bjellorusisë dhe shumë firma dhe kompani kanë vullnet serioz dhe propozime specifike për zhvillimin e bashkëpunimit dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta me Iranin. Ndonëse Bjellorusia nuk është fqinje e Iranit, ajo është nën sanksionet perëndimore si Irani, dhe duke qenë se ndodhet në rajonin euroaziatik dhe ka një partneritet të ngushtë me Rusinë, konsiderohet një nga vendet që është në rrugën e thellimit të marrëdhënieve me  Republikën Islamike të Iranit.

 

Tags