Mars 29, 2024 06:42 Europe/Tirane
  • OKB: Imponimi i urisë në Rripin e Gazës është një krim lufte

Komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut akuzoi regjimin sionist për krijimin e një krize humanitare në Rripin e Gazës.

Sipas IRNA, Komisioneri i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, deklaroi se regjimi sionist është fajtor për krijimin e një krize humanitare në Rripin e Gazës, duke shtuar se ka prova të besueshme që tregojnë se Izraeli po përdor urinë si armë lufte në Gaza. Duke theksuar se imponimi i zisë së bukës në Rripin e Gazës konsiderohet një krim lufte, Volker Turk tha se në bazë të provave të marra, regjimi sionist po ngadalëson ose refuzon dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës. Duke iu referuar rezolutës së fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në mbështetje të një armëpushimi të menjëhershëm në Rripin e Gazës, Komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut shtoi se gjendja e të drejtave të njeriut në këtë rrip është aq e trishtuar sa që ka nevojë për një armëpushim të menjëhershëm.  Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë në mbështetje të një armëpushimi të menjëhershëm në Rripin e Gazës, pas gati gjashtë muajsh lufte kundër Rripit të Gazës dhe martirizimit të dhjetëra mijëra palestinezëve. Shtetet e Bashkuara kanë vënë veton më parë për tre rezoluta të armëpushimit, por këtë herë abstenuan nga rezoluta e armëpushimit. Në këtë rezolutë kërkohet nga të gjitha palët që të respektojnë ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive gjatë muajit të Ramazanit, por krimet e regjimit pushtues izraelit kundër popullit të shtypur palestinez vazhdojnë pavarësisht miratimit të kësaj rezolute. Duke iu referuar kushteve të rënda të Rripit të Gazës, James Elder, zëdhënës i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), tha se të flesh në këtë zonë është si të shtrihesh në një arkivol. Zëdhënësi i UNICEF-it shtoi se bombardimi i përditshëm i Gazës i shkatërron shpresat, ndërsa fëmijët e Gazës shpresojnë që ky makth të marrë fund një ditë.Që prej 7 tetorit 2023, regjimi gjenocidal sionist, me mbështetjen e plotë të vendeve perëndimore, ka nisur një masakër masive në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor kundër popullit të pambrojtur dhe të shtypur të Palestinës, kundrejt heshtjes së bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve të të drejtave të njeriut. Kjo heshtje kundër krimeve të regjimit pushtues sionist ka shkaktuar vazhdimin e masakrës. Gratë dhe fëmijët palestinezë vazhdojnë të shtypen nga makineria luftarake e këtij regjimi. Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, që nga fillimi i krimeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës më 7 tetor, 32.552 palestinezë kanë rënë dëshmorë dhe 74.980 persona janë plagosur dhe shumica e viktimave të këtyre sulmeve janë gra dhe fëmijë.

 

Tags