Prill 09, 2024 09:21 Europe/Tirane
  • Tel Avivi refuzoi kërkesën e Ankarasë për të dërguar ndihmë ajrore në Gaza/Turqia reagon

Në përgjigje të kundërshtimit të Tel Avivit ndaj kërkesës së Ankarasë për të dërguar ndihma ajrore në Gaza, ministri i Jashtëm i Turqisë njoftoi se vendi i tij do të marrë një sërë masash kundër Tel Avivit.

Kundërshtimi i regjimit sionist ndaj kërkesës së Ankarasë për dërgimin e ndihmave ajrore në Gaza është përballur me reagimin e qeverisë turke. Regjimi sionist ka refuzuar kërkesën e qeverisë turke për dërgimin e ndihmave ajrore në Gaza, gjë që është pritur me reagimin e qeverisë turke. Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan në një konferencë për shtyp në Ankara, në përgjigje të pengesave të regjimit sionist për dërgimin e ndihmave humanitare turke në Gaza deklaroi: “Nuk ka asnjë justifikim që Izraeli të bllokojë përpjekjet tona për të dërguar ndihma në Gaza. Ministri i Jashtëm turk tha: Për shkak të pengesave të Izraelit rreth dërgimit të ndihmave tona në Gaza, ne vendosëm të marrim një sërë masash të reja kundër Tel Avivit. Ai shtoi:  “Për shkak të kësaj situate, ne vendosëm të marrim një sërë masash të reja kundër Izraelit.   Këto masa do të vazhdojnë derisa Izraeli të shpallë një armëpushim dhe të lejojë hyrjen pa ndërprerje të ndihmave humanitare në Gaza. 

Tags