Prill 23, 2024 20:47 Europe/Tirane
  • Sunak: “Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë nëse mposht Ukrainën”

Kryeministri britanik, Rishi Sunak paralajmëron se presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë nëse mposht Ukrainën në luftë.

Ndërsa Perëndimi shkon drejt një përballjeje bërthamore, raketa vdekjeprurëse dhe automjete të blinduara do të dërgohen për të zmbrapsur Putinin, shkruan gazeta britanike “The Sun”.

Kryeministri britanik do të shpallë sot paketën e re të ndihmës shtesë prej 500 milionë paundësh për përpjekjet luftarake të Presidentit Zelensky. Duke përfshirë municione të tjera, mbrojtjen ajrore dhe dronët, rritja e ndihmës do ta çojë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kievin në 3 miliardë paund këtë vit.

“Mbrojtja e Ukrainës kundër ambicieve brutale të Rusisë është jetike për sigurinë tonë dhe për të gjithë Evropën. Nëse Putini lejohet të ketë sukses në këtë luftë agresioni, ai nuk do të ndalet në kufirin polak”, tha kryeministri britanik.

Sunak do të shkojë në Poloni dhe Gjermani për bisedime urgjente për sigurinë, ku do të paralajmërojë se Rusia do të pushtojë NATO-n nëse nuk ndalet.

 

Tags