Qershor 19, 2024 14:40 Europe/Tirane
  • Një fotografi e grave muslimane në xhaminë e Zelandës së Re në Toronto të Kanadasë, 15 mars 2019.
    Një fotografi e grave muslimane në xhaminë e Zelandës së Re në Toronto të Kanadasë, 15 mars 2019.

Fanatizmi dhe racizmi anti-musliman, i njohur gjithashtu si islamofobia, bazohet në një të vërtetë të thjeshtë:

Për të justifikuar politikën e jashtme të SHBA-së në Azinë Perëndimore - në veçanti, mbështetjen për regjimin e aparteidit dhe pushtuesinb sionist – viktimave duhet të deklasifikohen si humanë. Sipas hulumtimit të kryer nga Parstoday, mund të thuhet se nxitësit e islamofobisë sot dhe gjatë luftës së regjimit izraelit me palestinezët në vend që të tregojnë faktin se lëvizja palestineze i ka rrënjët në luftën për çlirimin nga shtypja, po mundohen të paraqesin idenë se arabët ose muslimanët në janë fanatikë dhe të dhunshëm. Për ta kuptuar këtë më qartë, kthehuni në vitin 2016, kur ndjenjat anti-myslimane në Shtetet e Bashkuara ishin mjaft të forta dhe e futën Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë. Plani i tij për të "ndaluar hyrjen e muslimanëve në Shtetet e Bashkuara" e nxiti fushatën e tij dhe i dha atij nominimin nga partia e tij. Por farat e fitores së Trump në vitin 2016 u mbollën shumë vite më parë, më 11 shtator 2001. Më parë, në fillim të viteve 1990, me përfundimin e Luftës së Ftohtë, intelektualë si Samuel P. Huntington dhe Bernard Leëis ndihmuan në promovimin e pikëpamjes në Uashington se Perëndimi tani po përballet me Islamin në një "përplasje qytetërimesh". Huntington shkroi se me humbjen e komunizmit, Islami ishte "armiku ideal" për Shtetet e Bashkuara, sepse nga aspekti racor dhe kulturor ishte i ndryshëm dhe ushtarakisht mjaft i fortë për tu paraqitur si një kërcënim për sigurinë amerikane. Por katër vjet më vonë, në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës në SHBA, lufta kundër muslimanëve me sa duket kishte mbaruar dhe historitë e muslimanëve të rrezikshëm nuk ishin më në kryefjalë. Retorika anti-muslimane mungonte pothuajse tërësisht në fushatën e rizgjedhjes së Trump në vitin 2020. Në këtë fazë, përcaktimi i Rusisë dhe Kinës si armiq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës zuri vendin e islamofobisë. Bombardimi i paprecedentë i Gazës nga Izraeli rishfaqi propagandën dhe sulmet kundër myslimanëve në Amerikë papritmas u bënë edhe më të forta. Në qytetin Plainfield të Illinois, 6-vjeçari Ëadiya Alfiumeh u vra nga një sulmues me thikë, i cili e goditi atë dhe nënën e tij dhjetëra herë dhe bërtiti: "Ju muslimanët duhet të vdisni. " Udhëheqësit izraelitë e kanë përshkruar vazhdimisht operacionin e 7 tetorit nga Hamasi si 11 shtatorin e Izraelit.

Dhe përmes këtij krahasimi të rremë, ata janë përpjekur të rreshtojnë zyrtarët e qeverive të mëparshme. Ky krahasim është i papranueshëm, sepse Hamasi nga shekulli i kaluar e deri më tani synon t'i japë fund pushtimit të Palestinës nga Izraeli, ndërsa Al-Kaeda u përpoq të krijonte armiqësi me Shtetet e Bashkuara. Si rezultat i qeveritarëve perëndimor që shoqërojnë regjimin uzurpator sionist, deklaratat e pabalancuara dhe të pandershme të qeveritarëve për Palestinën dhe myslimanët e bënë atmosferën më të tensionuar se më parë dhe islamofobia u rrit në mënyrë të organizuar. Në Amerikë, incidentet e shkaktuara nga islamofobia u rritën me 180%, në Kanada me 1300%, dhe në Britaninë e Madhe me 600%.

Image Caption

 

Një foto e trupave të palestinezëve të vrarë nga bombardimi i një spitali në Gaza.

Sipas ekspertëve, islamofobia redukton barrën psikologjike të masakrimit të palestinezëve nga Izraeli. Pavarësisht rritjes së dhunës ndaj myslimanëve, demonstratat e mbështetësve të Palestinës në vendet perëndimore si Britania, Gjermania dhe Franca u ndaluan. Megjithatë, shumë mbështetës palestinezë kundërshtuan rregullat dhe dolën në rrugë, edhe pse në rastin e Francës ata u sulmuan me gaz lotsjellës dhe topa uji, ndërsa në Gjermani u sulmuan fizikisht. Këto ngjarje ishin aq të çuditshme saqë ngritën zërin e parlamentarëve britanikë. Ata nga parti të ndryshme politike, duke përfshirë konservatorët në pushtet, kanë qenë shumë kritikë ndaj qeverisë së vendit për dështimin e saj për të adresuar urrejtjen në rritje anti-myslimane dhe mënyrat për të luftuar krime të tilla. Në këtë kontekst, Mathias Rohe, profesor universitar dhe ekspert i çështjeve politike në Gjermani, ka paralajmëruar për pasojat e rritjes së ndjenjave anti-myslimane në këtë vend dhe thotë se lufta kundër islamofobisë kërkon pjesëmarrjen aktive të shtresave më të mëdha të shoqërisë.

Natyralizimi i islamofobisë dhe urrejtjes anti-palestineze në Evropë që nga 7 tetori është tronditës.

Nocioni se të gjithë ata që mbështesin kauzën palestineze gjithashtu mbështesin terrorizmin, fatkeqësisht është bërë një politikë e organizuar mediatike në Perëndim. Islamologët besojnë se arsyeja kryesore e qëndrimit militant të Perëndimit ndaj Islamit, Kuranit dhe Profetit të Islamit është aftësia e tij për të çliruar njerëzit e racave të ndryshme nga dominimi i të tjerëve. Sipas Kuranit, pranimi i sundimit dhe shtypjes së të tjerëve është i ndaluar dhe haram, ashtu siç është haram edhe vetë shtypja. Gjithashtu, Kurani dhe Profeti i Islamit vazhdimisht flasin për se nuk ka dallime ndërmjet racave dhe ngjyrave dhe epërsinë e njerëzve ia atribuojnë devotshmërisë së tyre.

Tags