Korrik 01, 2024 08:52 Europe/Tirane
  • Aeroporti turk refuzon që të furnizojë me karburant aeroplanin e regjimit sionist

Burimet e lajmeve raportuan se aeroporti turk refuzoi t'i jepte karburant avionit të regjimit sionist si reagim ndaj krimeve të këtij regjimi në luftën e gjenocidit në Gaza.

Sipas raportimit të Al-Alam, të dielën, funksionarët e aeroportit të Antalias në Turqi kanë refuzuar të furnizojnë me karburant një avion pasagjerësh të kompanisë "Al-Aal" të regjimit sionist, i cili u detyrua të bënte ulje emergjente në këtë aeroport për shkak të kushteve tw pafavorshme fizike të njërit prej pasagjerëve dhe kanë penguar zbarkimin e pasagjerëve të avionit. Qeveria turke këtë prill njoftoi se derisa të shpallet një armëpushim i përhershëm dhe të lejohet hyrja e ndihmave humanitare në Gaza, do të ndalojë të gjitha shkëmbimet tregtare me regjimin sionist. Në të njëjtin kontekst, linja ajrore "El Al" e lidhur me regjimin sionist në një raport njoftoi se një prej avionëve të kompanisë, i cili po udhëtonte nga Varshava, kryeqyteti i Polonisë, për në Tel Aviv, bëri një ulje emergjente për shkak të probleme teknike në aeroportin e Antalias në Turqi, por pasi kërkuan furnizimin me karburant, punonjësit e aeroportit shmangën furnizimin me karburant përpara se të niseshin për në territoret e pushtuara. Kjo linjë ajrore njoftoi: Për shkak të veprimit të punëtorëve turq për mos furnizimin me karburant të avionit tonë, ky avion është dashur të fluturojë drejt Greqisë dhe ka marrë karburant në aeroportin e këtij vendi para se të nisej për në Tel Aviv.

Tags