Korrik 25, 2018 09:05 Europe/Tirane
  • Amerika e shqetësuar nga përhapja e lëvizjes bojkotuese të Izraelit në botë

Nikki Halley përfaqësuese e Amerikës në OKB në një fjalim të saj në Asamblenë e të krishterëve të përkushtuar për Izraelin, ka kërkuar përballjen me lëvizjen botërore për sanksionimin dhe bojkotimin e izraelit që njihet me emrin BDS.

Ajo ka pohuar se fryma kundër izraelit është duke u shtuar edhe brenda në Amerikë dhe tha se disa vende haptazi duan shkatërrimin e Izraelit. Zgjerimi i lëvizjes botërore bojkotuese të izraelit dhe zgjerimi i pasojave të veprimeve të kësaj lëvizjeje kundër regjimit sionist, e ka detyruar Amerikën që të reagojë kundër kësaj lëvizjeje dhe kjo tregon se veprimet e lëvizjes BDS kanë qenë me ndikim dhe efikase pasi ato i kanë detyruar zyrtarët më të lartë të Amerikës që të reagojnë dhe të mundohen për të ulur presionet që ushtrohen ndaj regjimit fals sionist. Lëvizja për bojkotimin e izraelit po zgjerohet nga dita në ditë dhe shumë grupe hebre të botës i janë bashkuar kësaj lëvizjeje dhe ashtu si i gjithë opinioni i botës shprehin solidaritetin me popullin palestinez. Grupet hebre të botës kanë deklaruar se bashkimi me këtë lëvizje në asnjë mënyrë nuk është anti-semitizëm por shprehje e mbështetjes për popullin palestinez që ky popull të fitojë lirinë dhe drejtësinë. Lëvizja BDS është një lëvizje ndërkombëtare dhe paqësore që mbështet lirinë, barazinë dhe paqen e drejtë për palestinezët. Kjo lëvizje është krijuar 13 vjet më parë duke marrë si shembull lëvizjen anti-raciste në Afrikën e  Jugut. Deri tani në këtë lëvizje janë anëtarësuar shumë institute, fondacione, universitete, kisha dhe shoqëri civile nga mëse 50 vende të botës. Kjo lëvizje kundërshton mbështetjen e gjithanshme të perëndimit për veprimet raciste të regjimit sionist dhe kundërshton ndërtimin e kolonive sioniste nga ana e këtij regjimi. Lëvizja bojkotuese BDS kërkon nga Bashkësia ndërkombëtare që të ushtrisë presion mbi regjimin sionist që ky regjim të respektojë normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut. Kohë më parë këshilli i socializmit ndërkombëtar i përbërë nga 140 vende të botës, në takimin e fundit të tij në selinë e OKB në Gjenevë, ka miratuar një paketë për sanksionimin e regjimit sionist, nxjerrjen e investimeve nga Palestina e pushtuar dhe bojkotimin e mallrave izraelite. Lëvizja BDS ka krijuar degë jo qeveritare në Australi, Kanada, Amerikë, Francë, Britani, Jordani dhe Afrikën e Jugut dhe kërkon bojkotimin dhe sanksionimin e regjimit sionist në fushën ekonomike, kulturore dhe akademike. Si pasojë e ndikimeve të lëvizjes BDS, ligjvënësit në Irlandë kanë miratuar një ligj që bojkoton mallrat që prodhohen nga kolonët sionistë. Me gjithë presionet e regjimit sionist dhe qeverisë qendrore, parlamenti i Irlandës ka votuar pro ligjit që lejon bojkotimin dhe sanksionimin e mallrave që prodhohen nga kolonët sionistë në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan. Plani është miratuar me 25 vota kundrejt 20 votave kundër nga parlamenti i Irlandës. Plani është propozuar nga një deputet i pavarur. Në bazë të planit shitja e mallrave të kolonive sioniste në Irlandë është shpallur e ndaluar dhe në rast të shkeljes çdokush dënohet me nga 5 vjet burg dhe pagimin e gjobave të mëdha deri në 250 mijë euro. Ministria e jashtme e regjimit sionist duke reaguar ndaj miratimit të këtij ligji ka thirrur ambasadorin e Irlandës në Tel Aviv. Izraeli ka ndaluar përfaqësuesit e 20 organizatave joqeveritare, për shkak të mbështetjes së tyre për një fushatë kundër pushtimit të Palestinës. Izraeli ka publikuar një listë të zezë me 20 organizata joqeveritare, duke përfshirë 11 grupe evropiane dhe 6 amerikane, për shkak të mbështetjes së tyre për lëvizjen "Bojkot, Shpronësim dhe Sanksionim (BDS)." Ministri i Çështjeve Strategjike, Gilad Erdan, ka pretenduar se, “Ne kemi ndryshuar nga mbrojtja në kundërvajtje. Organizatat e bojkotuara duhet të dinë se shteti i Izraelit do të veprojë kundër tyre dhe nuk do të lejojë të hyjnë në territorin e tij”. Lëvizja BDS është një fushatë globale që synon presion ekonomik dhe politik mbi Izraelin për t’i dhënë fund shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare.

 

 

 

Tags