Shkurt 11, 2024 19:09 Europe/Tirane

Irani në periudhën pas fitores së Revolucionit Islamik, ka shënuar progres dhe përparime të mëdha në sektorët e bujqësisë, ndërtimit urbanistik dhe rrugëve, si dhe në zgjerimin e rrjeteve televizive.

Përvjetori i Revolucionit Islamik

Bujqësia është një pjesë e rëndësishme e ekonomisë së çdo vendi. Megjithatë, gjatë regjimit mbretëror Pahlavi, veçanërisht në dekadën e fundit të këtij regjimi, sektori i bujqësisë së Iranit shkoi në rënie të shpejtë. Kjo ishte në kohën kur Muhamed Reza, mbreti i fundit i regjimit Pahlavi, po fliste për reforma të mëdha në bujqësinë e Iranit me shumë propagandë. Pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit në vitin 1979, populli dhe autoritetet e Iranit i dhanë përparësi adresimit të situatës kaotike të bujqësisë. Së pari, ata siguruan infrastrukturën dhe lehtësitë e nevojshme për fshatrat në mënyrë që banorët e privuar por punëtorë të kujdesen për sigurinë ushqimore të vendit. Sigurisht, duke pasur parasysh se Irani është një vend i thatë dhe gjysmë i thatë, realizimi i këtij qëllimi deri në një masë të madhe dukej i vështirë. Por me përpjekjet e fshatarëve dhe përdorimin e teknologjive të avancuara, bujqësia e Iranit është tani në një situatë të pakrahasueshme me periudhën e regjimit Pahlavi, kështu që prodhimi bujqësor është rritur 5 herë dhe eksporti i prodhimeve bujqësore të Iranit është rritur 10 herë më shumë, dhe aktualisht Irani është i vetë-mjaftueshëm në prodhimin e 80% të produkteve bujqësore. Sipas statistikave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), Irani zë vendin e parë deri në të dhjetën në botë në prodhimin e 22 produkteve bujqësore, dhe kjo është për faktin se sasia e reshjeve në Iran është një e treta dhe sasia e avullimit të ujit është trefishi i mesatares botërore.

Përvjetori i Revolucionit Islamik

Por pas fitores së Revolucionit Islamik, rritja e prodhimit në fushën e produkteve hortikulturore ishte shumë më mbresëlënëse dhe është rritur 20 herë më shumë në krahasim me më parë. Raporti i FAO-s tregon se Irani është prodhuesi më i madh i frutave në Azinë Perëndimore dhe Afrikën Veriore dhe është ndër 10 vendet më të mira në botë në prodhimin e 15 produkteve hortikulturore. Gjithashtu, konsumi mesatar i frutave në Iran është rreth 150 kg, që është dyfishi i mesatares botërore. Ministria e Bujqësisë së Iranit njoftoi se frutat iraniane eksportohen në më shumë se 100 vende të botës. Në këtë mënyrë mund të thuhet se pavarësisht sanksioneve amerikane dhe ndryshimeve në kushtet e motit, sektori i bujqësisë së Iranit pas Revolucionit Islamik, ka shënuar një rritje dhe zhvillim shumë të shpejtë dhe ka garantuar sigurinë ekonomike të Iranit në këtë fushë deri në një masë të madhe. Krahas bujqësisë dhe hortikulturës, duhet theksuar edhe progresi në rritjen e prodhimit në fushën e blegtorisë, peshkimit dhe prodhimit të mishit, i cili ka sjellë rritjen e përdorimit të këtyre produkteve.

Përvjetori i Revolucionit Islamik

Një fushë tjetër që ka bërë përparim të madh falë Revolucionit Islamik të Iranit është ndërtimi i rrugëve. Para revolucionit, rrjeti rrugor i Iranit ishte i kufizuar dhe kryesisht i dedikuar qyteteve të mëdha. Por pas revolucionit u hodhën hapa të mëdhenj për të ndërtuar më shumë rrugë me cilësi dhe siguri më të lartë për qytetet dhe veçanërisht fshatrat. Tani ka më shumë se 220 mijë kilometra rrugë në Iran, pjesa kryesore e të cilave i kushtohet rrugëve rurale. Gjatësia e autostradave është rritur pothuajse 40 herë më shumë për të bërë lëvizjen e makinave më të shpejtë dhe më të sigurt. Gjëja më e mahnitshme është ndërtimi i më shumë se 20 mijë kilometrave autostrada, shifër kjo e cila është rritur 550 herë në krahasim me më parë. Gjithashtu, iranianët kanë gjithsej 24 milionë vetura, shifër kjo që e bënë Iranin të zë vendin e 21-të në botë. Hekurudha, si një mjet i lirë dhe i besueshëm për transportin e mallrave dhe udhëtarëve, ka arritur rreth 15 mijë kilometra përgjatë Republikës Islamike të Iranit, me një rritje të trefishtë në krahasim me periudhën e regjimit mbretëror Pahlavi. Ndërtimi i rrugëve dhe hekurudhave është i rëndësishëm për Iranin në një mënyrë tjetër, përveç sigurimit të mirëqenies së qytetarëve. Pozita gjeografike e Iranit është e tillë që mund të luajë një rol të madh si një korridor i rëndësishëm për komunikimin midis Lindjes dhe Perëndimit si dhe Veriut dhe Jugut, dhe planet në këtë fushë janë rishikuar dhe ndonjëherë finalizuar me disa vende.

Përvjetori i Revolucionit Islamik

Në epokën e komunikimit, Republika Islamike e Iranit ka zgjeruar rrjetin e komunikimit të vendit në fusha të ndryshme për të krijuar ndërveprime më të mira dhe më të lehta dhe për të rritur nivelin e ndërgjegjësimit të qytetarëve. Pothuajse të gjitha familjet iraniane kanë qasje në një linjë fikse të telefonit. Gjithashtu, numri i përgjithshëm i abonimeve të celularëve deri në vitin 2023 është më shumë se 150 milionë, shkalla e depërtimit të telefonisë celulare është rreth 175% dhe shkalla e depërtimit të internetit është afërsisht 140%. Nga ana tjetër, ndërsa qindra kanale satelitore në gjuhën persiane të financuar nga faktorë të huaj po përpiqen të tregojnë një pamje të errët të gjendjes në Iran, 180 kanale transmetuese kombëtare, lokale dhe ndërkombëtare të Republikës Islamike të Iranit po ndajnë materiale informative me njerëzit për përparimin dhe për të ardhmen premtuese të vendit të tyre.

 

 

Tags