Shkurt 11, 2019 09:04 CET
  • Program special me rastin e 22 Bahmanit, dyzetvjetori i fitores së Revolucionit Islamik të Iranit

Në këtë program të flasim rreth dyzetvjetorit të Revolucionit Islamik të Iranit dhe komploteve të Amerikës për ta vendosur popullin kundër autoriteteve dhe institucioneve shtetërore të Republikës Islamike të Iranit.

Festimet e fitores së Revolucionit Islamik të Iranit ashtu si çdo vit, organizohen në mënyrë madhështore në Iran. Si çdo vit, qytetarët e Iranit në ditën 11-të të këtyre festave dhe në dyzetvjetorin e rrëzimit të regjimit mbretëror despotik dhe të varur nga arroganca botërore, dalin në rrugë dhe kujtojnë personalitetin dhe veprën e Imam Khomejnit (ra), themeluesit dhe liderit të Revolucionit Islamik dhe gjithashtu kujtojnë me mijëra martirë të rënë për këtë Revolucion. Martirët të cilët kanë sakrifikuar dhe flijuar jetën e vet në rrugën e fitores së Revolucionit Islamik dhe vendosjes së sistemit të Republikës Islamike të Iranit.

Festimet e dyzetvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit këtë vit kanë dy karakteristika të rëndësishme. Karakteristika e parë e këtyre festimeve është kundërpërgjigja ndaj komploteve dhe intrigave të armiqve të Revolucionit Islamik dhe në krye të tyre Amerikës dhe regjimit fals sionist në dyzetvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik të Iranit. Në këtë mënyrë disa nga autoritetet dhe funksionarët e dalluar për armiqësinë e Amerikës ndaj Revolucionit Islamik të Iranit kanë deklaruar se Republika Islamike e Iranit në dyzetvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik do të përballët me sfida serioze dhe me përmbysjen. Amerika që nga fillimi i fitores së Revolucionit Islamik të Iranit gjithnjë ka synuar rrëzimin e sistemit të Republikës Islamike të Iranit. Regjimi diktator i Muhamed Reza Pahlavi ishte i varur tërësisht nga Amerika dhe Irani konsiderohej një prej shtyllave bazë të doktrinës dy shtyllash të Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme. Richard Nikson, ish-presidenti i Amerikës në themeluesi i kësaj doktrine, Iranin e cilësonte mekanizëm dhe vegël e Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme. Në kuadër të strategjisë së Amerikës për Lindjen e Mesme, armatimet më të sofistikuara dhe pajisjet më të moderuara ushtarake i shiteshin ish-mbretit iranian Muhamed Reza Pahlavi. Mbi 40000 instruktorë amerikanë vepronin në Iran dhe në praktikë ata sundonin në Iran. Muhamed Reza Pahlavi ishte një mbret i vendosur nga amerikanët. Ambasadori i Amerikës në Iran ishte më i afërt i mbretit të Iranit se sa të gjithë funksionarët e tjerë në Iran dhe mbreti Muhamed Reza Pahlavi për çfarëdo vendimi së pari konsultohej me atë. Fitorja e Revolucionit Islamik të Iranit ishte një goditje e madhe për politikat hegjemoniste të Amerikës. Për këtë arsye, që nga fillimi i fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, qeveria e Amerikës nuk ka kursyer asnjë veprim dhe komplot për ta rrëzuar sistemin e Republikës Islamike të Iranit. Përgjatë këtyre 40 viteve, Amerika njëkohësisht ka mbështetur të gjitha grupet dhe të gjitha lëvizjet opozitare të Revolucionit Islamike dhe grupet separatiste. Në këtë kuadër, qeveria e Amerikës me vendosjen e sanksioneve ekonomike, duke ndihmuar vrasjen e funksionarëve iranianë me anë të veprimeve terroriste dhe duke mbështetur kundërshtarët dhe grupet separatiste të Republikës Islamike të Iranit dhe në fund duke mbështetur regjimin e ish-diktatorit irakian Sadam Husejn në agresionin ushtarak kundër territorit të Iranit dhe me përballje të drejtpërdrejtë ushtarake me Republikën Islamike të Iranit në Gjirin Persik; ka bërë përpjekje të mëdha për rrëzimin e sistemit të Republikës Islamike të Iranit.

Këto veprime armiqësore të Amerikës me Republikën Islamike të Iranit në veprim dhe përgjatë katër dekadave të kaluara janë bërë shkak për forcimin dhe stabilizimin më të madh të themeleve të sistemit të Republikës Islamike të Iranit dhe ka rezultuar me një reputacion për çdo ditë e më të madh të funksionarëve shtetërore në mesin e popullit iranian. Deri në atë masë sa që në ceremoninë e varrimit të Imam Khomejnit (ra), themeluesit dhe liderit të Revolucionit Islamik, kanë marrë pjesë rreth 10 milionë qytetarë iranianë. Kjo turmë e qytetarëve ishte dyfish më e madhe se sa turma e qytetarëve të cilët kishin dalë në rrugë dhe në aeroportin e Teheranit për ta pritur Imam Khomejnit që kthehej nga Franca në Iran në bahmanin e vitit 1357 (shkurt të vitit 1979). Ajetullah Khamenei, zëvendësi i Imam Khomejnit dhe lideri aktual i Republikës Islamike të Iranit, gjithashtu edhe pasi kanë kaluar rreth tre dekadave të udhëheqjes së tij në postin e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, është funksionari dhe figura politike me reputacionin më të madh në mesin e qytetarëve iranianë.

Imam Khomejni (ra)

Në dyzetë vitet e kaluara, në Iran janë organizuara 36 zgjedhje me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve dhe në secilën herë kjo pjesëmarrje e qytetarëve të Republikës Islamike të Iranit ka qenë shumë më e madhe se sa në zgjedhjet e mëparshme. Zgjedhjet e 12-ta presidenciale të Iranit në vitin 2017, ishin zgjedhjet e më të fundit deri para dyzetvjetorit të Revolucionit Islamik në Republikën Islamike të Iranit në të cilat morën pjesë 73% e personave me të drejtë vote dhe z. Dr. Hasan Ruhani duke fituar rreth 56% të votave, u shpallë president i Irani edhe për një mandat tjetër katër vjeçar.

Pavarësisht dështimit të Amerikës në të gjitha komplotet e veta kundër Republikës Islamike të Iranit në dyzetë vitet e kaluara, qeveria amerikane gjithashtu duke ndjekur politikën iranofobiste në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në nivel botëror, me pretekste të ndryshme po vazhdon ndjekjen e iluzionit për rrëzimin e Republikës Islamike të Iranit në dyzetvjetorin e Revolucionit Islamik në kohën kur themelet e Republikës Islamike të Iranit aq të forta dhe të palëkundura sa që Irani aktualisht konsiderohet një prej vendeve me ndikim të pamohueshëm në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit të Lindjes së Mesme dhe në luftën kundër faktorëve destruktivë në këtë rajon strategjik të botës. Në tetë vitet e kaluara, Republika Islamike e Iranit ka qenë një prej shteteve pioniere në luftën kundër terrorizmit dhe grupeve takfiriste dhe terroriste me në krye ISIS dhe Al Kaidan që mbështetet nga Arabia Saudite dhe Amerika dhe nga disa shtete të tjera rajonale dhe ndërkombëtare. Qeveria e Amerikës akoma po ndjek këtë iluzion se duke krijuara pakënaqësi në Iran me anë të sanksioneve ekonomike dhe luftës psikologjike, mund ta vendosë popullin iranian kundër autoriteteve dhe institucioneve shtetërore të Republikës Islamike të Iranit. Qeveria e Amerikës në fillim të vitit 2018, mendonte se duke shfrytëzuar një varg pakënaqësish dhe duke mbështetur zgjerimin e trazirave, mund ta vendosë popullin iranian përball qeverisë së zgjedhur të tij. Mirëpo me kundërshtimin e gjerë të qytetarëve ndaj trazirave dhe grupeve krijonin trazira dhe me praninë e gjerë në marshin madhështor me rastin e 39 vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, qytetarët iranianë neutralizuan të gjitha komplotet e armiqve të Revolucionit Islamik të Iranit. Marshi madhështor i sotshëm i qytetarëve iranianë në dyzetvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik të Iranit dhe pjesëmarrja e miliona qytetarëve të shtresave të ndryshme të shoqërisë iraniane në këtë marsh, gjithashtu do të jetë një përgjigje tjetër e fuqishme kundër pretendimeve dhe iluzioneve të armiqve të Revolucionit Islamik të Iranit. Ky marsh madhështor gjithashtu i jep këtë mesazh të gjithë botës se ashtu siç ka thënë lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Kahmenei, Revolucioni Islamik i Iranit tani akoma është vetëm në fillim të rrugës dhe ka një rrugë akoma më të gjatë për ta kaluar dhe për të arritur dhe realizuar idealet e veta gjatë viteve të ardhshme.

Me zgjedhjen e Donald Trump në postin e presidentit të Amerikës, ka filluar një fazë e re e veprimeve dhe komploteve të qeverisë së Amerikës kundër Republikës Islamike të Iranit. Mirëpo Trump përballej me kufizime dhe pengesa për veprime të drejtpërdrejta kundër Republikës Islamike të Iranit. Një prej këtyre kufizimeve dhe pengesave ishte marrëveshja bërthamore që u nënshkruar mes Republikës Islamike të Iranit dhe Grupit 5+1. Republika Islamike e Iranit për të vërtetuar se programi atomik i saj është paqësore dhe për të neutralizuar politikën e regjimit sionist që mundohej të prezantojë të rrezikshëm programin atomik të Iranit, ka pranuar kufizimin dhe reduktimin e programit të saj atomik në gushën e hulumtimeve dhe veprimeve paqësore atomike për një kohë të caktuar. Palët negociatore me Republikën Islamike të Iranit duke përfshirë edhe Amerikën, në shkëmbim të këtyre zotimeve të Iranit, u zotuan për anulimin e sanksioneve ekonomike ndaj Republikës Islamike të Iranit. Kjo marrëveshja bërthamore u miratuar edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB. Mirëpo presidenti amerikan Donald Trump me pretekst se kjo marrëveshje bërthamore është marrëveshja më e keqe në historinë e Amerikës, në muajin maj të vitit 2018, e nxori Amerikën nga ky traktat ndërkombëtar.

Dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore

Presidenti i Amerikës ktheu përsëri në zbatim sanksionet ekonomike kundër Republikës Islamike të Iranit dhe kërcënoi partnerët ekonomikë dhe tregtarë të Iranit se do të vendosë sanksionet të dyta në rast se ata vazhdojnë bashkëpunimet ekonomike dhe tregtare me Iranin. Mirëpo ky veprim i Amerikës u përball me reagime të ashpra nga ana e aleatëve të Uashingtonit dhe nga Bashkimi Evropian. Tre vende evropiane Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania anëtarë të grupit 5+1 kanë theksuar zbatimin e zotimeve të tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore kanë deklaruar se do të krijojnë një mekanizëm financiar të veçantë për t'u përballur me sanksionet sekondare të Amerikës. Ky premtim i evropianëve dhe krijimi i mekanizmit financiar për shkëmbime tregtare dhe financiare me Republikën Islamike të Iranit pas dhjetë muaj vonesë, disa ditë më parë dhe njëkohësisht me festimet e dyzetvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik u themelua dhe u regjistrua në Paris të Francës. Pavarësisht ndarjes së thellë mes Amerikës dhe aleatëve të saj evropianë në lidhje me marrëveshjen bërthamore, qeveria e Donald Trump dhe këshilltarët e tij akoma vazhdojnë të shpresojnë për rrëzimin e sistemit të Republikës Islamike të Iranit në dyzetvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik të Iranit. John Bolton, këshilltari për siguri kombëtare i Donald Trump është një prej politikanëve më armiqësor të Amerikës kundrejt Iranit, i cili njëkohësisht me vendosjen e sanksioneve të reja të Amerikës kundër Iranit pas daljes së këtij vendi nga marrëveshja bërthamore, është shpreh optimist se Revolucioni Islamik i Iranit nuk do ta përjetojë festimin e dyzetvjetorit. Ata po mendojnë se me kthimin përsëri të sanksioneve ekonomike dhe me luftën psikologjike që po e zhvillojnë, mund të provojnë përsëri politikën e tyre të dështuar për ta vendosur popullin iranian kundër qeverisë së vet dhe autoriteteve shtetërore të Republikës Islamike të Iranit si rezultat i krijimit të problemeve ekonomike ndërsa këtë politikë dhe propagandë të tyre e kanë quajtur "Vera e nxehtë e Iranit".  

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në lidhje me dështimin e projektit të dështuar të Amerikës në paraqitjen e planit "Vera e Nxehtë" në një takim me familjet e dëshmorëve, ka thënë: "Qëllimi i Amerikës dhe armiqve të Iranit ishte ky që nëpërmjet sanksioneve veprimeve kundër sigurisë, të krijojnë grupime, përçarje, mosmarrëveshje dhe luftë mes grupeve të ndryshme dhe një grup ta nxjerrin në rrugë për të krijuar trazira dhe këtë komplot e kanë quajtur "Vera e Nxehtë". Mirëpo përkundër këtyre komploteve, vera e vitit të kaluar ka qenë një prej verave më të mira".

Z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, gjithashtu në reagim ndaj komplotit të Amerikës "Vera e Nxehtë" dhe daljes së saj nga marrëveshja bërthamore, i është drejtuar autoriteteve amerikane të cilët kishin deklaruar se populli i Iranit nuk do ta përjetojë dyzetvjetorin e Revolucionit Islamik, dhe ka theksuar: "Populli i Iranit edhe këtë vit do ta festojë përvjetorin e Revolucionit Islamik në rrugët e qyteteve të ndryshme në mënyrë më madhështore se sa viteve të kaluara".  

Deklaratat e liderit suprem të Revolucionit Islamik dhe të presidentit të Republikës Islamike të Iranit për besnikërinë e popullit iranian ndaj idealeve të Revolucionit Islamik dhe për pjesëmarrjen e gjerë në festën e dyzetvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik në marshin madhështor të 22 Bahmanit, edhe njëherë kanë treguar se rrënjët e këtij revolucioni janë shumë më të forta dhe më të thella se sa që mendojnë funksionarët e qeverisë së Amerikës.

Realiteti gjithashtu është ky që Revolucioni Islamik i Iranit në dyzetë vitet e kaluara ka kaluar rrugën e zhvillimit dhe përkryerjes  dhe aktualisht rezistenca dhe qëndresa përball sistemit hegjemonist dhe arrogancës botërore është bërë më gjithëpërfshirës në botë dhe në rajon. Të gjitha këta faktorë e kanë shndërruar sistemin e Republikës Islamike të Iranit në një sistem shtetëror dinamik dhe me një perspektiv më të qartë në horizontet e të ardhmes së politikës botërore.

Tags