Korrik 27, 2020 05:28 CET

Në këtë emision do të komentojmë ajetet 42-45 të sures Zumer.

Bismillah Al-Rahman Al-Rahim

Me përshëndetje për shpirtin e pastër të Profetit të nderuar të Islamit, hazretin Muhamed (s.a.v.s), të nderuar dëgjues ju ftojmë të njiheni me një tjetër emision të programit " Rruga drejt së vërtetës", ku do të njihemi me komentimin e një tjetër pjese të Kuranit Famëlartë.

Në vazhdim le të dëgjojmë ajetin 42 të sures Zumer:

«اللَّـهُ یَتَوَفَّى الْأَنفُسَ حِینَ مَوْتِهَا وَالَّتِی لَمْ تَمُتْ فِی مَنَامِهَا  فَیُمْسِکُ الَّتِی قَضَى عَلَیْهَا الْمَوْتَ وَیُرْسِلُ الْأُخْرَى إِلَى أَجَلٍ مُّسَمًّى  إِنَّ فِی ذَلِکَ لَآیَاتٍ لِّقَوْمٍ یَتَفَکَّرُونَ»

42. All-llahu i merr shpirtrat kur është momenti i vdekjes së tyre (i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja, por është në gjumë), e lëshon (të kthehet) deri në afatin e caktuar. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon. 

Siç thotë ajeti, Zoti i merr shpirtrat gjatë vdekjes dhe konsideron shpirtrat e të gjallëve gjatë gjumit. Për ata që ka lëshuar urdhrin e vdekjes u merr shpirtrat dhe ata vdesin ndërsa për ata që ka urdhëruar që të jetojnë, shpirtrat ua kthen trupave të tyre. Në diskutimin e monoteizmit dhe mëkatit, një prej çështjeve të cilën e thekson Kurani është se jeta dhe vdekja e njerëzve është vetëm në dorën e Zotit dhe në këtë çështja për Zotin nuk ka asnjë partner. Kurani në këtë ajet flet për dy çështje që është trupi (materia) dhe shpirti i njeriut. Në kohën e vdekjes lidhja e shpirtit me trupin shkëputet. Trupi eliminohet ndërsa shpirti juaj merret nga Zoti dhe deri në ditën e kiametit i bashkohet një trupi si trupi juaj dhe qëndron pranë Zotit.

Sigurisht ju çdo ditë në jetën tuaj përjetoni një vdekje që është një vdekje e përkohshme dhe ajo ndodhën në kohën e gjumit. Në kohën e gjumit lidhja e trupit tuaj me shpirtin është në masën më të vogël dhe duket sikur ju në gjumë keni vdekur dhe në kohën kur zgjoheni jeni ringjallur. Shumica e njerëzve në gjumë shohin ëndrra dhe në botën e ëndrrave ata shkojnë në pika të ndryshme të botës, janë të gëzuar, buzëqeshin, ose janë të mërzitur dhe qajnë. Kjo tregon pavarësinë e shpirtit nga trupi. Të gjitha këto, ndodhin pa pasur nevojë që trupi të lëvizë. Gjumi është një prej shenjave të fuqisë së Zotit që nëse ai analizohet dhe shqyrtohet, nga njëra anë bëhet objekt mësimi për njeriun që ai të kuptojë së shumë njerëz kanë rënë në gjumë dhe nuk janë zgjuar më dhe ai gjithashtu mund të mos zgjohet më nga gjumi dhe të vdesë dhe nga ana tjetër është arsye e karakterit jo-material të njeriut që në ajete dhe transmetime është quajtur shpirti.

Nga ky ajet mësojmë se:

  1. Shpirti dhe trupi janë të pavarur nga njëri tjetri dhe në kohën e gjumit apo vdekjes ata ndahen nga njëri-tjetri. Në kohën e vdekjes trupi i njeriut zhduket ndërsa shpirti i tij mbetet.
  2. Gjumi është vëllai i vdekjes. Në gjumë, njeriu përjeton një situatë të dobësuar të  vdekjes.
  3. Gjumi dhe zgjimi pas saj, ndodh çdo ditë për njerëzit mirëpo vetëm njerëzit inteligjent dhe të mençur mendojnë për këto fenomene dhe marrin mësim prej tyre.

Tani le të dëgjojmë ajetet 43-44 të sures Zumer:

«أَمِ اتَّخَذُوا مِن دُونِ اللَّـهِ شُفَعَاءَ  قُلْ أَوَلَوْ کَانُوا لَا یَمْلِکُونَ شَیْئًا وَلَا یَعْقِلُونَ»

43. A mos kanë zgjedhur ndërmjetësues përveç All-llahut? Thuaj: A edhe pse janë që nuk posedojnë asgjë e as nuk kuptojnë. 

«قُل لِّلَّـهِ الشَّفَاعَةُ جَمِیعًا  لَّهُ مُلْکُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ثُمَّ إِلَیْهِ تُرْجَعُونَ»

44. Thuaj: I tërë shefaati (ndërmjetësimi) i takon vetëm All-llahut, i Tij është pushteti i qiejve dhe i tokës, e më vonë vetëm te Ai ktheheni. 

Përgjatë historisë, mëkatarët idhujt i kanë bërë ndërmjetësues mes tyre dhe Zotit dhe thonin: Ne u falemi idhujve që ata të ndërmjetësojnë për ne tek Zoti. Ata idhujt prej guri dhe druri i konsideronin sende të shenjta të cilëve u përkuleshin për të thithur dhe tërhequr vëmendjen dhe përkushtimin e tyre. Kurani me këto ajete u përgjigjet mendimeve të padrejta dhe thotë: Aje se kush dhe çfarë gjëje mund të jetë ndërmjetësues mes jush dhe Zotit është në dorën e Zotit dhe nuk është ashtu që ju çdo gjë mund ta bëni ndërmjetësues. Sidomos në rastin kur u faleni sendeve pa jetë si idhujt, idhuj që nuk kanë as mendje dhe as vullnet dhe nuk kanë fuqi të bëjnë asnjë gjë. Nëse ju pranin që e gjithë gjithësia është krijuar nga Zoti dhe vetëm ai është sundimtar i çdo gjëje, atëherë përse shkoni në kërkim të krijesave pa jetë dhe prej tyre kërkoni falje dhe mëshirë? Përveç kësaj ndërmjetësi për të mëshiruar dhe falur duhet të jetë vetëm me lejen e Zotit. Në bazë të ajeteve të Kuranit, profetët e shenjtë mund të ishin ndërmjetësues mes Zotit dhe njerëzve dhe kjo është bërë me konfirmimin e Zotit, pikërisht ashtu si në të kaluarën e hazretit Jusuf, ku vëllezërit e tij u penduan për atë që kishin bërë dhe babain e tyre hazretin Jakub e vendosën si ndërmjetës mes tyre dhe Zotit për të kërkuar falje dhe mëshirë.

Nga këto ajete mësojmë se:

  1. Kurani nuk e mohon ndërmjetësimin, por mohon dhe refuzon ndërmjetësimin e idhujve dhe sendeve të cilat u falen mëkatarët.
  2. Ndërmjetësi mes nesh dhe Zotit duhet të jetë mbi ne dhe jo më i ulët se ne. Ai duhet të ketë intelekt dhe vullnet, si dhe të ketë mundësinë që të ndihmojë dhe të plotësojë kërkesat tona. Si mund të pritet që idhujt që janë krijesa pa intelekt, vullnet dhe fuqi, të na ndihmojnë?
  3. Sistemi i gjithësisë, është i krijuar në bazë të shkakut dhe arsyes të cilat që të gjitha janë në dorën e Zotit.

Tani le të dëgjojmë ajetin 45 të sures Zumer;

«وَإِذَا ذُکِرَ اللَّـهُ وَحْدَهُ اشْمَأَزَّتْ قُلُوبُ الَّذِینَ لَا یُؤْمِنُونَ بِالْآخِرَةِ  وَإِذَا ذُکِرَ الَّذِینَ مِن دُونِهِ إِذَا هُمْ یَسْتَبْشِرُونَ»

45. Kur përmendet vetëm All-llahu, zemrat e atyre që nuk besojnë botën tjetër, neveriten, e kur përmenden, përveç Atij, të tjerët, ata gëzohen. 

Në këtë ajet është folur për ndjenjën e papëlqyeshme të mëkatarëve dhe mohuesve të ditës së kiametit, në përballjen e tyre me monoteizmin. Në kohën kur përmendet Zoti Një, zemrat e atyre personave që nuk kanë besim tek ahireti, neveriten dhe tkurren ndërsa kur flitet për idhujtari të tjera ata gëzohen dhe lumturohen. Mëkatarët dhe shumë nga ata njerëz me besim të dobët, të cilët shohin vetëm botën dhe nuk kanë besim tek ahireti, sa herë që flitet për Zotin diturinë dhe fuqinë e tij të pafundme, shprehen të pakënaqur. Zemra e të tillë njerëzve nuk është e lidhur fort me zotin dhe ata kujtojnë se punët janë në duart e të tjerëve dhe jo në dorën e Zotit. Ata përgjatë jetës mbështeten tek çdokush tjetër dhe jo tek Zoti. Ata përballë Zotit që është krijuesi i botëve, nuk përkulen, por përkulen përballë njerëzve dhe personave të tjera. Në fakt përkujtimi i njerëzve që kanë pozitë dhe pozicion më të mirë, për ata është burim krenarie dhe sa më shumë që u afrohen këtyre njerëzve aq më shumë gëzohen dhe kujtojnë se kanë arritur lumturinë. E kundërta e këtyre njerëzve është besimtari. Besimtari kur dëgjon emrin e Zotit gëzohet dhe lumturohet dhe është i gatshëm të sakrifikojë çdo gjë që ka në rrugën e Zotit. Emri i Zotit për ata është tingull që lumturon shpirtin dhe zemrën e tyre.

Nga ky ajet mësojmë se:

  1. Shenja të besimit të vërtetë janë kur të shohim se gjemë qetësi dhe gëzim kur dëgjojmë emrin dhe kujtojmë Zotin, apo kur ne dëgjojmë emrin e atyre që nuk janë Zot dhe gëzohemi prej tyre!
  2. Nëse urdhrat e Zotit i konsiderojmë të vogla dhe ato i anashkalojmë, ndërsa ligjet njerëzore i konsiderojmë më të larta, atëherë kemi bërë mëkat edhe pse pretendojmë se jemi besimtarë.

Me përfundimin e këtij emisioni, ju të nderuar dëgjues iu lëmë nën përkujdesjen e Zotit të Madhërishëm dhe Fuqiplotë. Jemi në pritje të propozimeve dhe mendimeve tuaja deri në emisionin e ardhshëm.

 

Tags