Korrik 27, 2020 05:52 CET

Në këtë emision do të komentojmë ajetet 59-63 të sures Zumer.

Bismillah Al-Rahman Al-Rahim

Me përshëndetje për shpirtin e pastër të Profetit të nderuar të Islamit, hazretin Muhamed (s.a.v.s), të nderuar dëgjues ju ftojmë të njiheni me një tjetër emision të programit " Rruga drejt së vërtetës", ku do të njihemi me komentimin e një tjetër pjese të Kuranit Famëlartë.

Tani le të dëgjojmë ajetet 59-60 të sures Zumer:

«بَلَى قَدْ جَاءَتْکَ آیَاتِی فَکَذَّبْتَ بِهَا وَاسْتَکْبَرْتَ وَکُنتَ مِنَ الْکَافِرِینَ»

59. Jo, ty të patën ardhur argumentet e Mia, e ti i përgënjeshtrove ato, u bëre kryeneç dhe ishe prej atyre që nuk besuan. 

«وَیَوْمَ الْقِیَامَةِ تَرَى الَّذِینَ کَذَبُوا عَلَى اللَّـهِ وُجُوهُهُم مُّسْوَدَّةٌ  أَلَیْسَ فِی جَهَنَّمَ مَثْوًى لِّلْمُتَکَبِّرِینَ»

60. E ata që bënë gënjeshtër ndaj All-llahut, do t’i shohësh në ditën e kijametit, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në Xhehennem vendi i Kryelartëve? 

Në emisionin e kaluar folëm për ata njerëz që kur panë ndëshkimin e zjarrit, ata u zgjuan nga gjymi i neglizhencës dhe janë pikëlluar për jetën e humbur në këtë botë. Ata urojnë që të mund të kthehen në botë që të përmirësojnë rrugën e tyre dhe të rikuperojnë gabimet e së kaluarës. Këto ajete thonë: Nuk është se Zoti ka neglizhuar në të drejtën tuaj dhe nuk ka dërguar për ju mjete udhëzimi sepse kur ju ishin në atë botë për ju ka dërguar librin dhe profetët. Nëse do të kishit përdorur logjikën dhe mendjen tuaj, shumë lehtë mund të kuptonin të vërtetën dhe të përfitonit nga udhëzimet e tyre. Mirëpo shpirti juaj arrogant që ka mohuar të vërtetën dhe të drejtën, nuk iu lejoi që të pranoni ftesën e profetëve dhe si rezultat ju sot përfundoni në ferr. Ndëshkim që pamjet i bën të këqija dhe të zeza dhe bëhet shkak për urrejtjen e banorëve të ferrit ndaj njëri-tjetrit. Me padyshim fytyra e zezë e mëkatarëve dhe mohuesve të së vërtetës në ditën e kiametit, është për shkak të sjelljes dhe skandalizimit të tyre. Kiameti është pasqyra e veprimeve dhe mendimeve të njeriut dhe zbulim i sekreteve të fshehta. Ata që në këtë botë kanë zemër të errët dhe të zi dhe veprimet e tyre janë ashtu si mendimet e tyre të errëta dhe të zeza, në ditën e kiametit brendësia e tyre u shfaqet në fytyrë e cila errësohet dhe bëhet e zezë.

Nga këto ajete mësojmë se:

  1. Zoti nuk i ndëshkon njerëzit pa u dhënë atyre të gjitha mundësi dhe pa u dalë hakut
  2. Burimi kryesor i mëkatit dhe mohimit të së vërtetës është shpirti i arrogancës
  3. Në kiamet brendësia e njeriut shfaqet në fytyrën e tij, sipas ngjyrës që zemra e tij ka. Ata që kanë zemër të errët fytyra u errësohet dhe bëhet e zezë.

Tani le të dëgjojmë ajetin 61 të sures Zumer:

«وَیُنَجِّی اللَّـهُ الَّذِینَ اتَّقَوْا بِمَفَازَتِهِمْ لَا یَمَسُّهُمُ السُّوءُ وَلَا هُمْ یَحْزَنُونَ»

61. Ndërsa All-llahu do t’i shpëtojë me atë suksesin e tyre ata, që kishin qenë të ruajtur. Ata nuk do t’i kapë e keqja e as nuk do të jenë të shqetësuar. 

Përkundër grupit të kaluar që për shkak të mëkatit dhe mohimit u nxihet fytyra, ky ajet flet për rrugën e shpëtimit nga ndëshkimi në kiamet që është sakrifica dhe besimi dhe thotë: Zoti t’i shpëtojë besimtarët dhe ata do t’i lumturojë dhe perfeksionojë. Perfeksionimi është lumturia dhe kënaqësia e përhershme. Edhe pse të hash ushqime të shijshme dhe të pish lëngje të kulluara është e kënaqshme, mirëpo ato nuk janë lumturi dhe kënaqësi e përhershme. Të tilla kënaqësi nuk janë të vazhdueshme pasi pas një fare kohe ato humbasin. Mirëpo kënaqësi si përfitimi i dijes dhe njohurisë mund të jenë  burim për lumturinë e njeriut pasi kënaqësia e zbulimit të së vërtetës dhe e kuptimit të së drejtës është kënaqësi e qëndrueshme dhe e vazhdueshme. Kënaqësitë e kësaj bote edhe pse për një farë kohe vazhdojnë, për shkak të kohës së shkurtër të jetës në këtë botë, përballë kënaqësive në ahiret janë të papërfillshme. Si rezultat lumturia e vërtetë arrihet me kënaqësitë e përhershme dhe të vazhdueshme në ahiret ku njeriun nuk e kërcënon asnjë dëm apo rrezik dhe ai nuk ka asnjë drojë apo mërzitje.

Nga ky ajet mësojmë se:

  1. Besimi në këtë botë është burim lumturie dhe mirësie në ahiret
  2. Besimi është një mburojë që ruan njeriu nga e këqija dhe e pista. Në kiamet besimtarët mbahen larg nga të këqijat dhe ata nuk i kap pendimi dhe mërzitja.

Tani le të dëgjojmë ajetet 62-63 të sures Zumer:

«اللَّـهُ خَالِقُ کُلِّ شَیْءٍ  وَهُوَ عَلَى کُلِّ شَیْءٍ وَکِیلٌ»

62. All-llahu është krijues i çdo sendi dhe Ai është mbikëqyrës ndaj çdo gjëje. 

«لَّهُ مَقَالِیدُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَالَّذِینَ کَفَرُوا بِآیَاتِ اللَّـهِ أُولَـئِکَ هُمُ الْخَاسِرُونَ»

63. Vetëm te Ai janë çelësat e qiejve dhe tokës, ndërsa ata që nuk i besuan argumentet e All-llahut, të tillët janë ata të dështuarit. 

Thelbi i kësaj sureje qëndron në diskutimin e monoteizmit dhe mëkatit. Këto ajete edhe një herë përmendin çështjen e monoteizmit dhe theksojnë këtë të vërtetë se administrimi i çështjeve të botës dhe gjithësisë dhe ruajtja e tyre nuk është në dorën e askujt tjetër përveçse Atij që e krijoi. Mos kujtoni se Zoti e ka krijuar botën dhe e ka lënë atë në dorë të lirë ose administrimin e saj ua ka lënë në dorë të tjerëve. Këto ajete janë një formë theksimi kundrejt pikëpamjeve të mëkatarëve dhe idhujtarëve. Duhet thënë se shumë nga mëkatarët e pranojnë që Zoti është krijuesi i botës, mirëpo ata u falen atyre që kujtojnë se kanë ndikim në jetën e tyre dhe kujtojnë se administrimi i çështjeve të botës është në dorën e idhujve dhe janë ata që i mbrojnë dhe i ruajnë. Nga pikëpamja e Kuranit ata persona që në vend të Zotit shkojnë e kërkojnë të tjerët dhe kujtojnë se këta të tjerë janë me ndikim në çështjet e botës, në të vërtetë janë humbësit kryesorë. Zoti është padroni i çdo gjëje dhe çelësat e qiellit dhe të tokës janë në dorën e Tij, mirëpo mëkatarët i kanë kthyer shpinën Atij dhe shkojnë e ndjekin krijesa më të dobëta dhe të pafuqishme që nuk sjellin kurrfarë interesi dhe dobie dhe nga dora e tyre nuk mund të bëhet asnjë gjë dhe nuk mund të heqin rrezikun për njerëzit.

Nga këto ajete mësojmë se:

  1. E gjithë gjithësia si për nga krijimi edhe për nga vazhdimësia kanë nevojë për Zotin. Me fjalë të tjera Ai është si krijuesi i gjithësisë ashtu edhe mbrojtësi dhe ruajtësi i saj. Prandaj çdo lloj dallimi mes krijimtarisë së Zotit dhe mbështetjes së Tij është një lloj mëkati.
  2. Monoteizmi është diçka që ekziston në të gjitha aspektet e jetës së njeriut dhe nuk është e kufizuar vetëm në një pjesë të jetës së tij.

Me përfundimin e këtij emisioni, ju të nderuar dëgjues iu lëmë nën përkujdesjen e Zotit të Madhërishëm dhe Fuqiplotë. Jemi në pritje të propozimeve dhe mendimeve tuaja deri në emisionin e ardhshëm.

 

Tags