May 06, 2021 10:35 Europe/Tirane
  • Gjeneral Salami: Sulejmani ishte fryma e rezistencës në të gjitha vendet islamike

Komandanti i Përgjithshëm i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike theksoi se gjeneral Sulejmani ishte fryma e rezistencës në të gjitha tokat islamike.

 Gjeneral Major Husein Salami, komandanti i përgjithshëm i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, në një intervistë për kanalin e dytë të IRIB tha:  Ne jemi në prag të Ditës së Kodsit dhe gjenerali martir Kasem Sulejmani ishte komandanti i madh trim dhe i guximshëm në çlirimin e Kodsit dhe pishtari i shpirtit të rezistencës në të gjitha tokat islamike. Sipas gjeneral Salami: Shtetet e Bashkuara janë të detyruara të largohen gradualisht nga rajoni i Azisë Perëndimore dhe sot pjesë të njësisë terroriste ushtarake amerikane po tërhiqen nga Afganistani, një proces që shihet si rezultat i imponimit të vullnetit të kombeve. Komandanti i Përgjithshëm i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike gjithashtu tha: Amerikanët janë nën presion politik, të opinionit publik, rrymave dhe grupeve të rezistencës. Gjeneral Salami gjithashtu tha: Ne shohim brishtësi dhe cenueshmëri në sistemin e sigurisë së regjimit izraelit, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara nuk mund të ndihmojnë regjimin sionist.

Tags