Korrik 11, 2021 20:16 Europe/Tirane
  • Talibanët kanë marrë kontrollin e kufirit të Afganistanit me Kinën

Një anëtar i Këshillit Krahinor të Badakhshan të Afganistanit tha se grupi Taliban në qytetin Wakhan ka marrë kontrollin e kufirit të vetëm të vendit me Kinën.

Sipas IRNA, Abdullah Naji Nazari u tha mediave afgane se Talibanët ndërsa vazhdojnë përparimin e tyre, kanë arritur në kufirin me provincën Xinjiang të Kinës. Ai shtoi se qyteti kishte rënë në dorë të Talibanëve pa ndonjë përplasje dhe forcat e sigurisë  së qytetit  janë larguar në drejtim të Taxhikistanit. Qafa shumë e vështirë për tu kaluar e quajtur Vakhjir ndodhet në një lartësi prej 4,923 km në Malet Hindu Kush ose Korridorin Wakhan dhe është pika përfundimtare e kufirit të Afganistanit me Kinën, e cila sot u vu nën kontrollin e Talibanëve. Qeveria kineze është e shqetësuar për praninë e grupeve Ujgure në provincën Badakhshan të Afganistanit dhe për aktivitetet e tyre të gjera, që mund të kërcënojnë sigurinë e vendit duke u infiltruar në qytetin Wakhan.

Tags