Korrik 15, 2021 07:48 Europe/Tirane
  • Vriten shumë anëtarë të grupit Taliban në Afganistan

Ministria Afgane e Mbrojtjes njoftoi se 191 anëtarë të Talibanëve u vranë, duke përfshirë dy komandantë në terren.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Radios dhe Televizionit IRIB; Në 24 orët e kaluara, sulmet ajrore në Afganistan kanë vrarë 191 anëtarë Talibanë, përfshirë dy komandantë në terren. Sipas Rrjetit të Lajmeve Al-Arabic, Ministria Afgane e Mbrojtjes njoftoi se sulmet janë kryer në 24 orët e fundit në një numër provincash afgane, përfshirë Ghazni, Khost dhe Kandahar. Këto ditë, lufta po zhvillohet çdo ditë në njëzet e pesë provinca nga tridhjetë e pesë të Afganistanit.  Në disa provinca, pothuajse të gjitha qytetet përveç qendrave të provincave kanë rënë në duart e talebanëve, ndërsa në disa provinca përfshirë Ghazni, lufta ka arritur në qendër të provincës. Abdullah Abdullah, kryetari i Këshillit Suprem të Pajtimit Kombëtar të Afganistanit, njoftoi se një delegacion i nivelit të lartë nga Kabuli së shpejti do të udhëtojë në Doha të Katarit, për të zhvilluar bisedime me Talibanët. Ndërkohë, Talibanët pretendojnë se në dy muajt e fundit kanë marrë kontrollin e rreth 200 qyteteve dhe shtatë pikave doganore dhe kufitare. Vlen të përmendet se Shtetet e Bashkuara pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit pushtuan Afganistanin më 7 tetor 2001, me pretekstin e luftës kundër terrorizmit .

Tags