Gusht 03, 2021 07:08 Europe/Tirane
  • Qeveria e Afganistanit në mënyrë të kushtëzuar e gatshme për ndarjen e pushtetit me talebanët

Ministri i punëve të jashtme të Afganistanit ka deklaruar se Kabuli është i gatshëm që në shkëmbim të pranimit të disa kushteve të paqes, të ndajë pushtetin me grupin Taleban.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Muhamed Hanif Atmar, ministri i punëve të jashtme të Afganistanit, në një prononcim për mediat ruse, ka thënë: “Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me grupin Taleban dhe t’i sjellim ata në qeveri. Ne jemi të gatshëm për paqe dhe për ndarjen e pushtetit me ata. Ne nuk kemi shumë kushte për ata. Në realitet, kemi vetëm një kusht dhe ai është ky që fati i Afganistanit të përcaktohet me lirinë e shprehjes dhe me vullnetin e popullit të Afganistanit dhe Afganistani nuk duhet të bëhet kërcënim për asnjë vend tjetër dhe nuk duhet të ketë forca të huaja terroriste në territorin e vet. Ky është i vetmi parim dhe më parimi më i rëndësishëm në të cilin theksojmë në dialogun politik me talebanët. Qeveria jonë është e gatshme që ta pranojë grupin Taleban si një prej pjesëve përbërëse të saj, me kusht që talebanët të heqin dorë nga mbështetja ndaj terrorizmit”.

 

Tags