Korrik 28, 2021 16:06 Europe/Tirane
  • Putin: Rusia në luftën kundër terrorizmit, bashkëpunon me vendet islame

Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, ka theksuar vazhdimin e marrëdhënieve të mira të Rusisë me botën islame dhe deklaroi se Rusia në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, bashkëpunon me vendet islame.

Vladimir Putin ditën e mërkurë me anë të një mesazhi dërguar për konferencën ndërkombëtare ekonomike të Rusisë dhe botës islame, ka deklaruar: “Vendet islame mund të llogarisin në bashkëpunimin e Rusisë në tejkalimin e krizave rajonale dhe në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar”.

Putin në këtë mesazh shtoi: “Dua të theksoj se partnerët tanë mund të llogarisin në mbështetjen dhe bashkëpunimin e Rusisë në përpjekjet e tyre për tejkalimin e krizave rajonale dhe problemeve shoqërore si dhe në luftën kundër të gjitha formave të terrorizmit dhe ekstremizmit. Marrëdhëniet e Rusisë me vendet islame në mënyrë tradicionale janë miqësore dhe konstruktive”.

Vlen të theksohet se sesioni i dymbëdhjetë i konferencës ndërkombëtare ekonomike të Rusisë dhe botës islame ka filluar punën me pjesëmarrjen e Iranit në Kazan, kryeqytetin e Republikës së Tataristanit të Rusisë. Kazem Xhalali, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit, në Moskë, është përfaqësuesi i Iranit në këtë konferencë.

Pjesa më e madhe e programeve të konferencës ndërkombëtare ekonomike të Rusisë dhe botës islame zhvillohet në mënyrë virtuale dhe në këtë konferencë marrin pjesë ambasadorët e 28 vendeve islame duke përfshirë edhe ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit.

Tags