Prill 24, 2024 12:27 Europe/Tirane
  • Senati amerikan miratoi paketën e re të ndihmës për Ukrainën dhe regjimin sionist

Në ditën e 200-të të luftës në Gaza, Senati i SHBA-së ka miratuar paketën e ndihmës prej 26 miliardë dollarësh të këtij vendi për Izraelin.

Senati i SHBA-së miratoi një paketë ndihmash ushtarake prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën dhe regjimin sionist. Mes këtyre 95 miliardë dollarëve, më shumë se 60 miliardë dollarë i janë ndarë Ukrainës dhe rreth 26 miliardë dollarë nga kjo paketë ndihmash janë caktuar për regjimin sionist.

Pas disa muajsh vonesë, Senati më në fund e miratoi këtë paketë ndihmash dhe ia paraqiti presidentit të Shteteve të Bashkuara për nënshkrim. Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se do ta nënshkruajë paketën menjëherë pasi të miratohet nga Senati.

Katër ditë më parë, ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së me gjithë mosmarrëveshjet për sigurimin e ndihmës financiare, duke mposhtur kundërshtuesit miratuan një paketë ndihmsh prej 87 miliardë dollarësh për Ukrainën dhe Izraelin në një votim të gjerë dypartiak.

Dhoma e Përfaqësuesve votoi me 366 vota pro dhe 58 vota kundër projektligjin për mbështetjen financiare të Izraelit në vlerë prej 26.4 miliardë dollarësh.

Miratimi i këtij plani në Senat u bë në ditën e 200-të të luftës kundër Gazës. Lidhur me këtë, zyra e informacionit të qeverisë në Rripin e Gazës përditësoi statistikat lidhur me agresionin dhe gjenocidin e regjimit sionist ndaj popullit palestinez në ditën e 200-të të luftës kundër Rripit të Gazës.

Sipas statistikave të kësaj qendre, në 200 ditët e fundit, regjimi sionist ka kryer 3025 raste të vrasjeve masive me 41 mijë e 183 dëshmorë ose të zhdukur, nga të cilët trupat e 34 mijë e 183 martirëve janë transferuar në spitale dhe 7000 persona janë ende të zhdukur. Gjithashtu, 77 mijë e 143 persona kanë mbetur të plagosur.

Prej dëshmorëve 14778 janë fëmijë, 30 prej tyre kanë vdekur nga zia e bukës dhe uria dhe 9752 prej dëshmorëve janë gra. 485 prej dëshmorëve janë personel mjekësor dhe 67 prej tyre janë forca të mbrojtjes civile. Gjithashtu, gjatë kësaj kohe kanë rënë dëshmorë 140 gazetarë.

 

Tags