Gusht 01, 2021 06:47 Europe/Tirane
  • Ekspertët paralajmërojnë se varianti Delta i Covid-19 mund të jetë më vrasës

Një grup i këshilltarëve shkencor të qeverisë së Anglisë ka paralajmëruar se varianti i ri i virusit Korona nga çdo tre persona, munda t’i marrë jetën një personi.  

Faqja informative “Welsonline” në një raport të saj ka shkruar: “Ekziston mundësia për më shumë mutacione të virusit Korona, ashtu sikur që ka ndodhur aktualisht në Angli”. Një grup i këshilltarëve shkencore për situata emergjente pranë qeverisë së Anglisë në raportin e tij ka shkruar se variantet e reja të virusit Korona mund të veprojnë ngjashëm me sëmundjen e frymëmarrjes dhe si rezultat të shkaktojnë vdekjen e 35% të personave që infektohen me këtë virus. Faqja informative “Welsonline” duke cituar faqen informative “Mirror”, ka shtuar: “Grupi i këshilltarëve shkencorë të qeverisë së Anglisë ka paralajmëruar se mutacioni i virusit mund të ndodhë me përhapjen e gjerë të tij dhe mund të ndryshojë në atë mënyrë që të anashkalojë të gjitha llojet e vaksinave aktuale kundër virusit Korona dhe në këtë mënyrë të zhdukë edhe efektin e vaksinave. Natyrisht një gjë e tilla mund të jetë shumë e largët për të ndodhur në realitet. Kjo çështje bëhet shkak që të vendosen në zbatim përsëri kufizime më të ashpra dhe karantine më e rreptë në këtë mënyrë i jepet një goditje edhe më e madhe ekonomikes së vendeve”. Shkencëtarët thonë se varianti i ri i virusit Korona nëse kombinohet me variantin Beta të Afrikës Jugore dhe me mutacionet e tjera të virusit të variantit Alfa dhe Beta, atëherë ai mund të rezistojë përball vaksinave. Philip Witford, kryetari i grupit parlamentar përgjegjës në fushën e pandemisë Korona, ka kërkuar nga autoritetet që të tregojë vëmendjen të duhur ndaj këtij raporti paralajmërues të grupit të këshilltarëve shkencorë të qeverisë së Anglisë.

Ky raport është shkruar me titull “Vaksinat deri në çfarë kohe mund të na mbrojnë neve përball Covid-19?” dhe është përgatitur nga ekspertët e virologjisë dhe epidemiologjisë në Kolegjin Mbretëror të Londrës, në Universitetin e Birmenghamit dhe Publice Helth të Anglisë. Anglia ka përdorur vaksinat AstraZeneca, Fizer-Biontech dhe Moderna dhe që nga dhjetori i vitit 2020, ky vend ka filluar një program të gjerë për vaksinimin e qytetarëve. Statistikat e faqes “Ryl World” tregojnë se vaksinat mund të kenë deri në 95% efikasitet për mbrojtjen e njeriut dhe përball variantit Alfa të virusit Korona janë më shumë efikase, edhe pse aftësia e tyre përball transmetimit më të madh është më i vogël. Sipas shkencëtarëve, niveli i efikasitetit të vaksinave për sëmundjet e rënda, pritet të jetë i lartë, por efikasiteti i tyre përball sëmundjeve infektive, dobësohet dhe gjatë mund të reduktohet në masë të konsiderueshme . Vlen të theksohet se numri i të infektuarve me virusin Korona në botë ka shkuar mbi 198 milionë njerëz dhe ky virus deri më tani ka marrë jetën e 4.224.124 peronave.

Tags