Mars 19, 2024 17:38 Europe/Tirane
  • Prishtina: Deklarimet luftënxitëse të Vuçiqit duhet të dënohen ashpër nga SHBA-ja dhe BE-ja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë hapur kundër deklaratave të fundit kërcënuese të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Qeveria e Kosovës ka potencuar se retorika e Vuçiq është jo vetëm e papërshtatshme, por edhe një reflektim i qartë i qëndrimit të Serbisë ndaj procesit të paqes dhe marrëdhënieve me Kosovën.

Pavarësisht se kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës nuk janë asgjë e re, Qeveria e Kosovës ka bërë thirrje që ato të mos konsiderohen si diçka e rëndomtë ose të lejohen të bëhen pjesë e retorikës së përditshme.

Qeveria e Kosovës ka kërkuar një vigjilencë të lartë dhe dënim të ashpër nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar dhe të tjerët.

“Si një peng i së kaluarës që është i dëshpëruar që nuk mund ta kthejë kohën mbrapa, Vuçiq shpreson rrezikshëm që metodat e së kaluarës një ditë mund të jenë zgjidhja në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e qeverisë së Kosovës.

Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të zgjedhë mes Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiq ka thënë se nëse BE zgjedh Kosovën, “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë mundësinë tonë. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të bisedojmë, por tani me një qasje tjetër”.

 

Tags