Tetor 27, 2016 12:12 Europe/Tirane
  • Del numri i parë i revistës Maska kushtuar analizave dhe historikut të grupit MEK

Në sajtin Parstoday, është publikuar numri i parë i revistës në gjuhën shqipe “ Maska “ ku jepen historiku, dokumentarë dhe analiza mbi grupin terrorist Muxhahedin-e-Khalk, grupi i vetë ftuar dhe mik i Shqipërisë.

Shkarkoni numrin një të revistës Maska

Sipas një raporti të Parstoday, numri 1 i revistës Maska është i përbërë nga disa pjesë

  1. Rreth Maskës
  2. Nga Kabili deri tek Monafekin (Analizë mbi historikun e terroreve dhe terrorizmit të MEK)
  3.  MEK përpara revolucioni islamik të Iranit ( analizë mbi historikun e formimit të grupit MEK dhe ndryshimet ideologjike nga pikëpamjet islame në pikëpamjet marksiste).
  4. Në rrugën e terrorit ( analizë mbi ngjarjet dhe nisjen e dhunës së armatosur nga grupi MEK)
  5. Diskutimi i viktimave
  6. Artikuj
Foto nga revista "Maska"

Në pjesën ku flitet mbi  " Rreth Maskës" thuhet:

“ Shqiptarët vitet e fundit janë përballur me praninë mysafirëve të paftuar në vendin e tyre. Mysafirët të cilët janë prezantuar për popullin shqiptar me emrin "Muxhahedin" dhe opozitarë të sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit. Këto janë Muxhahedinët të cilët pas shumë vite emigrimi jashtë vendit të tyre, më në fund gjetën strehim në Shqipëri. Në anën e kundërt ndodhet Qeveria e Republikës Islamike të Iranit dhe mediat dhe organet përkatëse të saj që e quajnë këtë grup me emrin "Monafekin" dhe theksojnë se ky është një grup terrorist, prandaj vazhdimisht kanë paralajmëruar për rreziqet që mund të krijohen nga pjesëtarët e këtij grupi për vendin dhe popullin e Shqipërisë. Është e natyrshme se mes konceptit "Muxhahedin" dhe "Monafekin" ka një dallim të madh dhe qytetarët shqiptarë me siguri nuk kanë mjetet e duhura për të gjetur përgjigjen e saktë për këtë pyetje serioze se "çfarë është e vërteta e kësaj çështje?"

Revista elektronike "Maska" fillon të publikohet në sferën e internetit me këtë qëllim që me kalimin e kohës duke u mbështetur në argumente dhe dëshmi historike, juridike, shoqërore etj., të shpjegojë natyrën, objektivat dhe veprimet e Organizatës Muxhahedine Khalk dhe duke ofruar mjetet e nevojshme për publikun shqiptar që të gjykojë më drejtë në lidhje më këtë çështje, do të paraqesë edhe argumentet përkatëse në lidhje me vërtetësinë e pretendimeve të saj.

Tags