Janar 18, 2024 08:43 Europe/Tirane
  • Një grup hakerash zbulon bashkëpunimin e një operatorin shqiptar të telekomunikacionit me muxhahedinët

Në një sulm hakerimi ndaj një prej operatorëve të telekomunikacionit në Shqipëri, u konstatua se ky operator i ofronte shërbime organizatës Moxhahedin-E-Khalk (MEK) për sulme kibernetike.

Sipas Klubit të Gazetarëve të Rinj (YJC), grupi i hakerëve “Homeland Justice” ka sulmuar së fundmi serverët e operatorit One Albania dhe ka marrë informacionet e operatorit dhe ky është një nga sulmet kibernetike më të mëdha për sa i përket volumit.

“Homeland Justice” në mesazhin e tij tha: “Këtë kosto e krijuan politikanët e korruptuar të Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë këto sulme deri në çlirimin e plotë të vendit tonë nga terroristët e MEK”.

Sipas raportimit të Ora News TV të Shqipërisë, ky grup hakerash ka çaktivizuar sistemet digixhitale të qeverisë shqiptare edhe vitin e kaluar. Në deklaratën e tij të fundit, ky grup zbuloi se operatori One Albania kishte lejuar pjesëtarët e MEK-ut të kryenin sulme kibernetike me shërbimet e këtij operatori.

Pas këtij sulmi kibernetik, serverët e One Albania u çaktivizuan plotësisht dhe kompania u kërkoi të gjithë punonjësve të saj të largoheshin nga kompania dhe të shkonin në shtëpi.

Më parë, autoritetet shqiptare kishin akuzuar terroristët e MEK se kryenin sulme kibernetike në këtë vend.

 

Tags