Prill 14, 2024 10:05 Europe/Tirane
  • Hakerët iranianë deportojnë në rrjetin e radarëve të Izraelit

Mediat izraelite raportuan se hakerat iranianë kanë depërtuar në rrjetin e radarëve të regjimit sionist.

Gazeta izraelite “Jerusalem Post” shkroi se një grup elektronik që sipas tyre janë iranianë ka depërtuar tek radarët izraelitë dhe ka dërguar me qindra mijëra mesazhe për qytetarët izraelitë.  Sipas gazetës izraelite “Jerusalem Post”, ky grup elektronik u ka dërguar izraelitëve më shumë se 500 mijë mesazhe duke u thënë se do të paguajnë për krimet e liderëve të tyre dhe i siguroi se këta liderë do të pendohen për aventurat e tyre. Të hënën (më 1 prill 2024), avionët luftarakë izraelitë shënjestruan seksionin konsullor të Ambasadës iraniane në rrugën Al-Mezeh në Damask, kryeqyteti i Sirisë. Pas sulmit sionist në seksionin konsullor të ambasadës iraniane në Siri, si pjesë e territorit të Iranit dhe martirizimit të shtatë këshilltarëve ligjorë të vendit dhe mos-përgjigjes së komunitetit ndërkombëtar ndaj këtij veprimi të paligjshëm, mëngjesin e së dielës (më 14 prill) , Korpusi i Gardës Revolucionare Islami ndërmori një sulm ndëshkues kundër regjimit agresor sionist duke e goditur atë me qindra dronë dhe raketa. Përfaqësia e Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara njoftoi se veprimi ushtarak i Iranit bazohet në nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara në lidhje me mbrojtjen legjitime në përgjigje të agresionit të regjimit sionist ndaj godinave diplomatike të Iranit në Damask.

 

Tags